Tom Doshi thirret sërish në Prokurori

6 Maj 2015, 10:30Kronika TEMA

 Deputeti Tom Doshi është thirrur sërish në Prokurori ditën e sotme, për tu njohur me disa akte hetimore.

 Doshi u paraqit pranë organit të akuzës të hënën e kësaj jave, ku deputeti  do të zbatojë urdhrin e Gjykatës për të shkuar në prokurori çdo të hënë.

 Gjykata ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest shtëpie” në  “detyrim paraqitje” pas kërkesës së dy avokatëve të tij.

Prokuroria kërkoi arrestimin e depuetit të Shkodrës, pasi ai akuzoi kreun e Kuvendit, Ilir Meta se kishte paguar për vrasjen e tij dhe të dpeutetit demokrat Mhill Fufi, skenar i cili pas hetimeve të kryera nga organi i akuzës, u faktua se ishte një sajim.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje