Dënohet pedofili shqiptar në Itali, përdhunoi 8 djem të mitur

7 Maj 2015, 12:40Kronika TEMA

Është dënuar me 8 vjet burgim 40-vjeçari shqiptar Ulian Hasa, i arrestuar verën e kaluar në Itali për abuzim seksual me të miturit.

Shqiptari rezident në Fano u gjet fajtor nga Gjykata e Ankonës për dhunë seksuale, korrupsion të të miturve, abuzim seksual me minorenët dhe prostitucion të të miturve.

Ai u arrestua nga agjentët e komisariatit të Fanos gjatë një abuzimi seksual me një 13-vjeçar në një vilë të braktisur në sy të dy të miturve të tjerë. Shqiptari u kishte dhënë fëmijëve alkool për t’i ulur rezistencën.

Hetimet e mëtejshme çuan në zbardhjen e devijimit seksual në të cilin ishin tërhequr 8 djem fanezë të moshës 13 deri 16 vjeç, të përfshirë në lojëra erotike si dhe në akte seksuale kolektive, në të cilat të miturit ishin të detyruar të kënaqnin me turne orekset seksuale të 40-vjeçarit ndërkohë që fëmijët e tjerë asistonin.

Sipas hetimeve fëmijët janë joshur në Fano, ndërsa më tej kontaktet me viktimat shqiptari i mbante përmes rrjetit social Facebook. Performanca e disa fëmijëve vinte edhe në këmbim të shpërblimeve të vogla monetar nga 3-0 euro edhe me paketa cigareje.

Sipas vendimit të Gjykatës, pas kryerjes së dënimit, shqiptari duhet të shoqërohet në kufi dhe të dëbohet nga vendi.

 

3 komente në “Dënohet pedofili shqiptar në Itali, përdhunoi 8 djem të mitur”

  1. janullatos arxidoglyftoi says:

    Tridheni mounopanon ! Arxidet ti priten dhe tja hedhin janullatosit se i ben koleksion !

  2. miri says:

    Do kete kaluar nga grëqia ky ndyresire ku ja kane mesuar zanatin dhe pastaj qëni ka shkuar ne itali ta praktikoje.

    8 vjet jane pak per keto qena! Nuk ka denim qe mund tu jape atyre femijeve jeten normale mbrapsht! Ata kane marre nje plage psiqike per jete qe nuk ka sherim.

    Kurse ky qeni edhe kur te dale te njejtin avvaz do vazhdojeË Do te dhunoje femoje te vegjel se eshte i semure nga trute.

  3. Zig Zag Man says:

    Edhe per sunitet pedofila nuk e ka fajin Muho profeti i tyre, po greket! Ahahaaaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje