Marinzë/ Vijojnë hetimet ndaj Bankers. Ndotja në nivele të larta, uji i papërdorshëm

6 Maj 2015, 13:42Kronika TEMA

Prokuroria e Fierit po vijon hetimet lidhur me shpërthimin e gazit në zonën e Marinzës në Fier. Në kuadër të hetimit, krahas veprimeve të tjera proceduriale, janë administruar edhe rezultatet e ekspertimeve të disa institucioneve, të cilët, në vija të përgjithshme, kanë dhënë këto përgjigje:
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore
Nënkontraktori i Kompanisë Bankers Petroleum që kryen operacionet e shpimit, ka qenë i papërgatitur, si në aspektet teknike, ashtu edhe ato organizative, për të përballur raste të tilla.
Sherbimi Gjeologjik Shqiptar
Shkaktarë të fenomeneve të ndodhura është veprimtaria shfrytëzuese e naftës nga ana e Kompanisë.
Agjensia Kombetare e Mjedisit
Vlera e matur e SO2, krahasuar me normen e OBSHe tejkalon ne masen 56.1 %.
Vlera e matur NO2, krahasuar me normen e OBSHe tejkalon ne masen 49 %.
Ministrisa e Shëndetësisë
Uji i Ujësjellësit të fshatit Marinëz nuk mund të përdoret për furnizim publik (pirje, përgatitje ushqimesh, higjenë personale), por vetëm për përdorim komunal, deri në përmbushjen e kërkesave të cilësisë së ujit, sipas standartit shqiptar në fuqi dhe Direktivave të BE-së. Uji i puseve familjare është jashtë standartit, rekomandohet të mos përdoret .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje