Projektligji për turizmin/ Ahmetaj: Ulet tvsh në 10 % dhe përjashtohen sigurimet e punonjësve për sezonin joturistik

6 Maj 2015, 13:00Kronika TEMA

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj prezantoi projektligjin për turizmin, që synon rritjen e numrit të turistëve dhe investimeve në këtë ektor.

Krahas ligjit për turizmin, që sipas Ahmetajt është ligj organik, brenda dy javësh ai informoi se do të prezantojë edhe një paketë ligjore mbështetëse për turizmin, që tashmë është në Këshillin e Ministrave për diskutim, në të cilën propozohet ulja e TVSH-së në 10 % si dhe përjashtimi nga sigurimet shoqërore për punonjësit mbi normën mesatare për periudhat bosh.

Sipas Ahmetaj, ulja e TVSH-së nga 20-10 % do të bëjë tregun shqiptar më konkurues.

Ligji parashikon standardizimin dhe klasifikimin e strukturave akomoduese me asistencën e një kompanie të huaj. Ahmetaj theksoi se hotelet në Shqipëri duhet të marrin asistencë të huaj për klasifikimin e tyre.

Ai tha se investitorët mund të vijnë me paketa të plota investimi, si psh resorte dhe porte jahtesh në një paketë, duke shkurtuar disa procedura burokratike.

“Qëllimi i këtij ligji është të promovojë Shqipërinë si destinacion turistik tërheqës për vizitorë vendas e të huaj, duke mbështetur zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm, duke siguruar që ofruesit e shërbimeve turistike të përmbushin kërkesat e turistëve, në një mjedis të shëndetshëm dhe të sigurt, dhe duke respektuar nevojat e komuniteteve pritëse të sotme dhe të brezave të ardhshëm.

Ligji është fillim i mirë për turizmin. Do të japë më shumë mundësi për sipërmarrje për shfrytëzimin e territoreve të plazheve.

Ne synojmë uljen e informalitetit dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve. Ky ligj vendos baza për standardizimin e hoteleve në bazë të yjeve, standardizimi i tyre duke rritur cilësinë e shërbimeve”, tha Ahmetaj.

Gjithashtu, projektligji synon të krijojë kuadrin ligjor të nevojshëm, që turizmi të mbështetet si një sektor kryesor ekonomik, i cili krijon vende të reja pune, kontribuon në uljen e varfërisë dhe ofron mundësi fitimi e rritjeje, veçanërisht për komunitetet rurale, me synimin e harmonizimit të tërësisë së veprimtarive turistike, që plotësojnë kërkesat e turistëve të huaj dhe vendas, mbron dhe ripërtëritjen e trashëgimisë kulturore dhe mjedisore, si pasuri për gjeneratat e sotme e ato të ardhshme. /gj.k/

 

14 komente në “Projektligji për turizmin/ Ahmetaj: Ulet tvsh në 10 % dhe përjashtohen sigurimet e punonjësve për sezonin joturistik”

  1. marioo says:

    Nje nisme shume e mire qe sherben shume ne ne zhvillimin e turzmit ne shqiperi. Turizmi eshte nje nga pikat kryesore te zhvillimit ekonomik.

    1. meri says:

      Duke pare mundesite qe te jete shqiperi edhe paketat fiskale qe do vin ne ndihme per cdo investitor besoj shume qe thithja e investitorve do jete shume e lehte. Ky projektligj eshte per tu pergezuar se me ne fund po kthehn syte nga turizmi.

      1. lila says:

        fal zoti shqiperia eshte bekuar me shume bukuri natyrere. duke filluar nga bregdeti deri te alpet. ne kemi vende si vlora, valbona dhermiu , thethi qe mireadministrimi edhe investimet e duhura do sillte shume perfitime ne ekonomine shqiptare. prandaj ky projekt ligj eshte per tu pergezuar.

    2. keno says:

      keto ne kohen e PD-se skishin shance qe te ndodhnin dhe eshte mese e sigurt qe ato po plasin nga xhelozija!! jo se pse nuk e ben ato po sepse pse ato nuk te bejn asgje!! bravo ahmetaj

      1. helidoni says:

        Ka me dhjetera mijera familje qe mbahen me te ardhurat e turizmit, punojne ato 3 muaj per gjithe vitin dhe te gjitha nderhyrjet qe ju keni menduar jane me shume vend, vetem me reforma konkrete do te rritet mirqenia e qytetareve dhe ekonomia.

        1. arjon says:

          Nese duam te rrisim cilesine e sherbimit ne sezonin turistik, duhen motivuar njerezit qe punojne per turizmin, heqja e detyrimit te sigurimeve per pjesen e vitit qe s’kane pune eshte gje shume e mire. po ashtu, edhe ulja e tvsh eshte stimul, se do te thote me shume te ardhura per keta njerez.

          1. pur pur says:

            Te gjitha masat e marra per sezonin turistik me angazhimin e te gjitha institucioneve, promovimi i duhur i vlerave turistike, do te garantojne rritje te numrit te turisteve, tani duhet nderhyrje ne sherbimin qe ofrohet, dhe stimulimi permes ketyre masave qe i behet njerezve qe merren me turizem, do te kete efekte direkte ne sherbim, ne rritjen e te ardhurave dhe rritje te mireqenies ne terma konkrete.

      2. landi says:

        Rritja e investime , rritja e turistave nga jashte, kembimi i valutave rrit shume te ardhurave nee shqiperi. prandaj ky duhet pare me shume prioritet si nje nga fushat kryesore ku rriten te ardhurat!

    3. maksi says:

      shum ndryshime ne keto 2 vjet !! shume arritje brenda 2 viteve!! shume gjera te bukra brenda 2 viteve!! inmagjino nje mandat !!! urime # rilindje

      1. jona says:

        Turizmi ne shqiperi duhet pare si nje nga hallkat kryeseore te ekonomise shqiptare. I kemi mundesite qe te kthemi nje superfuqi turistike ne ballkan. Nuk na mungon asgje kemi te njejtet bukuri si greqia edhe kroacia edhe ne shume raste plazhet tona jane me te bukura. E vetmja gje qe duhet eshte qe te thithen investimet qe ta rrisin me shume turizmin!

        1. drita says:

          Ky projekt ligj besoj se do ti rrise shume investimet ne turizem. Kjo qeveri po e sheh kte sektor me shume rendesi duke e pare si nje nga pikat kryesore te zhvillimit ekonomik te shqiperise

    4. Elma says:

      Eshte nje ndermarje shume e mire qe luftohet abuzimi ne te cilin me shume se kurre humbasin qytetaret dhe njerezisht e thjeshte te ketij vendi dhe fitojne nje grusht njerezisht. Eshte nje nisme per tu pergezuar.

  2. avokati says:

    Pune RRENASH! ?

    Zoti Rama shkon ne Itali dhe i fton investitorët te vijne ketu se taksa na qenka 15 perqind, po si qendron ne fakt kjo?!

    1. Per investime mbi 10 miljon dollare investitori eshte i detyruar qe te paguaj per “oponence projekti” ne masen 4 perqind te tij. Keto pare i marrin miqt e Artan Shkrelit. Perse u dashka opunence per nje resort me vila tre katshe?! ?
    2.Taksa nga komunat per lehjen e ndertimit eshte 4 perqind. ?
    Te dyja keto detyrime duhet te paguhen menjehere perpara fillimit te ndertimit!!! ?
    3. Tatim fitimi eshte 15 perqind.
    Gjithsej 23 perqind. ? ? ?

    Zoti Rama, nderyj urgjent e rregulloi keto gjera se ne keto kushte nuk ka investitor qe vjen ne Shqiperi. ?

    1. elona says:

      Mire kjo,por te merresh dhe me letrat qe ka lene Besjan Pesha per menyren e llogaritjes se tarifes te oponences,qe kerkon pagesen totale dhe jo sipas fazave te projektit,s’do me ja dit fare per vkm 444….etj…etj andrralla albanezesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje