FOTO/ Lushnje, kultivonte kanabis në sera. Asgjesohen 1400 bimë, arrestohet në flagrancë pronari

6 Maj 2015, 12:28Kronika TEMA
FOTO/ Lushnje, kultivonte kanabis në sera. Asgjesohen 1400 bimë,

Mbjellja e drogës duket se është shtrirë në gjithë zonat e vendit, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të policisë se nuk do të lejojë mbjelljen e asnjë bime kanbais sattiva.

Pas zonave të thella malore, tani kanabis po kultivohet edhe në serat e Lushnjës, të njohura kryesisht  për mbjelljen dhe prodhimin e produkteve bujqësore.

Gjatë një operacioni të policisë, në fashtin Mërtish , të komunës Gradisht të rrethit Lushnjë, janë asgjesuar1400 bimë narkotike.

Efektivat e Komisariatit të Policisë Lushnjë , në vijim të punës për “Parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike”, si dhe për “Asgjesimin e paracelave të kultivuara me bimë narkotike” ,  gjatë orëve të para të ditës së sotme , kanë zhvilluar një tjetër operacion antikanabis  të koduar “Sera”.

Pas  kontroll të befasishëm policia ka zbuluar se në serën në pronësi të shtetasit Ardian Kokoni , 46 vjeç, banues në fshatin Mërtish , u gjetën të kultivuara 1400 binë të dyshuara Canabis sativa, të cilat varionin nga 50 deri në 70 centimetra të larta.

Gjithashtu brenda serës në një ambjent tjetër u gjet  një makineri që shërbente për tharjen e bimëve narkotike.

Bimët narkotike u asgjesuan në vend me anë të djegies, ndërsa makineria dhe një sasi e bimëve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në momentin që efektivat e Policisë kanë ushtruar kontroll në serë , është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi Ardian Kokoni./j.h

 

 

1 komente në “FOTO/ Lushnje, kultivonte kanabis në sera. Asgjesohen 1400 bimë, arrestohet në flagrancë pronari”

  1. janullatos arxidoglyftoi says:

    Dhjar injorant

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje