Dy shtetas të moshës 59 dhe 61 vjec janë arrestuar nga policia e Lezhës me akuzën e kanosjes me armë zjarri.
Burime policore bënë të ditur se të arrestuarit janë Hasan dhe Hajdar Lika 59 dhe 61 vjeç, banues në lagjen nr 5 Laç të Kurbinit.
Arrestimi i tyre u bë, pasi rreth ores 20:00 të ditës së djeshme, në lagjen nr 5 Sanxhak kanë goditur me sende të forta dhe kanosur me armë, shtetasin Gj.D.
Gjatë kryerjes veprimeve të para hetimore, shtetasve të arrestuar i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë M-54.
Ndërkaq materialet i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
“Hasan dhe Hajdar”, keta duhen arrestuar vetem nga emri..!
Hasan dhe Hajdar!!! mazllem people!