VIDEO/ Shefi i Komisariatit të Sarandës dhunon qytetarin në kazino, pezullohet nga detyra

9 Maj 2015, 09:21Kronika TEMA

Një tjetër punonjës i Policisë së Shtetit është denoncuar për ushtrim të dhunës ndaj qytetarëve. Këtë herë bëhet fjalë për Drejtorin e Komisariatit të Sarandës.

Në një video të publikuar online, ai është regjistruar duke dhunuar një qytetar në një sallë lojërash fati në Tepelenë.

Ngjarja raportohet se është shënuar gjatë muajit shkurt 2014,në kohën kur Shehu ishte shef i komisariatit të Tepelenës.

Pas publikimit të videos, ka ardhur dhe reagimi i policisë së qarkut Vlorës.

Përmes një njoftimi për mediat në orët e vona të mbrëmjes së të premtes( 8 maj 2015), blutë bëjnë me dije se:

“Ky konflikt midis tij dhe një qytetari nga Tepelena, ka ndodhur kohë më përpara në shkurt të 2014-ës dhe ka rezultuar për motive personale dhe jo për çështje pune”.

Policia thekson se janë kryer të gjitha hetimet nga Prokuroria e Rrethit Gjirokastër ku për pasoje çështja u pushua dhe efektivi i policisë Shehu  u rikthye përsëri në krye të detyrës.

Ndërkohe tani me ri-hapjen e kësaj çështjeje nëpër rrjetet sociale, shefi i Komisariatit Sarandë është pezulluar nga puna deri në sqarimin e plotë te rrethanave.

5 komente në “VIDEO/ Shefi i Komisariatit të Sarandës dhunon qytetarin në kazino, pezullohet nga detyra”

  1. anananananaanana says:

    Eshte montazh. Kerkojne te cenojne imazhin e policise qe duam. Ca cmendurie!

  2. pseeee says:

    Kur do heqin dor nga dhuna policet e Shqipris?keto skena jan rendom me shumicen e policve.kush ja jep te drejten policit qe te rraf njerzit,pavarsisht shkeljes qe kan ber?me zor i rrisin nenat,me nje mij halle,kurse kta xhelat i rrafin.ka ber krim,denoje,MOS E PREK ME DOR

  3. Bir selmani i nene ke te qaj me pare says:

    Policia? Ca thoni mor amani.. Tufa e bagetive qe jetojne me taksat tona dhe behen ujeqer me njerezit se kane uniforme e arme dhe ato te blera me taksat tona. S kane faj ato jooo kemi faj ne qe paguajme per kafshet qe te na vrasin e te na shtypin.ose mesojini ketyre njerzve rregullat ose zhdukini se si kemi borxhe kafsheve.

  4. ago says:

    Ka emer ky skuthi policise?

  5. KOZi says:

    Prandej eshte akoma ne veprim Kanuni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje