Shpërdorimi i parave të FNSH, arrestohen 2 shefat e policisë

8 Maj 2015, 20:58Kronika TEMA

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme, arrestoi sot në mbrëmje dy drejtues të Komisariatit të Policisë së Ndërhyrjes së Shpejtë, FNSH-së në Tiranë.

Rreth orës 19:30, agjentët e ish-SHKB, i vunë prangat të dyshuarve Nevila Mamo, me detyre shefe e Logjistikës në FNSH dhe Genci Reçit, ish-shef shtabi në këtë Komisariat.

Arrestim i tyre u krye si rezultat i një hetimi disa mujor nga SHÇBA-ja Tiranë, në bashkëpunim me Njësinë Task-Forcë, në Prokurorinë e Rrethit Tiranë. Mamo dhe Reçi akuzohen për kryerjen e veprave penale të “shpërdorimit të detyrës”, “korrupsionit pasiv” dhe “falsifikimit të dokumenteve”, thanë burime zyrtare nga Ministria e Brendshme.

Bëhet me dije se dy oficerët e policisë, nëpërmjet mekanizimit të falsifikimit të dokumenteve, kanë abuzuar me detyrën, duke shpërdoruar fondet publike për një periudhë 2-vjeçare.

Dëmi ekonomik i shkaktuar buxhetit është mbi 6 milionë lekë të reja.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit të Tiranës, për hetime të mëtejshme.

8 komente në “Shpërdorimi i parave të FNSH, arrestohen 2 shefat e policisë”

  1. Frediel says:

    Keto shifrat me ca zero nga mbrapa nuk na u ndane ne cdo vjedhje qe marim…. Por para vjedhjes nga banka kombettare,nga tatimet,nga fondet,nga rruget,nga pasurite kombetare,,,kjo shuma e ketyre dy fakireve na duket si kafe studenti ne mengjes

    1. ervini says:

      nuk di ku me te gjet se ropt e shpis pa ta pre llapen nuk rri

  2. Beni Bo says:

    Vazhdoni se eshte rruga e duhur ,kush shkel ligjin perballet me te ,,vetem keshtu do ta bejme shtetin ,hajdutet dhe te korruptuarit nuk kane ngjyra politika por jane thjesht hajduta dhe si te tille denohen .Ky eshte ndryshimi i madhe midis qeverise se sali kriminelit dhe qeverise se zotit RAMA,

  3. semanjaku says:

    Ne burge te korruptuaeit, te majte e te djathte, ndryshe nuk behet shtet.

  4. Zig Zag Man says:

    Gjynah se per shqiptaret, vjedhja eshte virtyt, kush vjedh eshte I shkathet! Shiko sa e admirojne Fatos Nanon, biles Lulit i kane bere edhe kenge..! Poooor, gjithmone fajin e ka greqia!!! Hahaaaaaaa Handicapatet e shkrete!

  5. sherifi says:

    Po shume po shohim qe i arreston SHKB dhe Prokuroria,por problemi eshte se te gjith,gjykata i nxier te pafajshem.
    Keta gjyqtare kush do ti arrestoi nje dite?.

  6. Leka says:

    Ligji eshte i barabarte per te gjithe,a e di ky shtet se sot policia e shtetit flas per ne shkoder me shume ben ore pune jashte orarit dhe as nje njeri nuk i pergjigjet per as nje detyrim,a e di ministri se policia kriminale nuk ka marre detyrimet e rrobave qe prej vitit 2009.
    SH.K.B-ja ne shkoder nuk egziston, vtem me levizjet e efektivave gjate nje viti duke i transferuar ne Puk, e nga Puka ne Skoder jane bere me qindra levizje e perse vetem per te paguar para tek ish drejtori e shefi i kuadrit, te cilet kane qene nje bande qe kane operuar ne shpine te policeve te shkrete, levizje pa motivim,tani ka filluar te permiresohet pak gjendja sepse kane hequr dhe nje shef komisariati ne Malesine e madhe i cili vetem punojes policie nuk ishte,po ku i gjeni keta hora ,kur policia e shtetit ka sa te duash djem te ndershem dhe punetorper ne kete metode pune Rilindja mos ardhte kurr.

  7. Kristo says:

    Po ne Universitetin e Tiranes dhe te Durresit eshte bere nami dhe KLSH hesht. Mos kane per te marre ndonje titull shkencor apo ndonje thes leke? Kur do te veprojne; kur do t’ia dergojne per ndjekje prokurorise?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje