ILDKPI padit edhe Andis Harasanin në Prokurori, transferta të dyshimta të 2.6 milionë USD

8 Maj 2015, 15:22Kronika TEMA

ILDKPI padit në Prokurori ish-deputetin socialist Andis Harasani për fshehje pasurie. Sipas një njoftimi zyrtar të ILDKPI, Harasani në periudhat 2003-2005 dhe 2005-2012 ka transferuar shuma që arrijnë në total prej 2.6 milionë dollarë.

“Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, bazuar në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publike”, i ndryshuar, përfundoi kontrollin e plotë të deklaratave të interesave private të subjektit Andis Harasani, për funksionet Drejtor i KESH (2003-2005) dhe Deputet i Kuvendit të Shqiperisë, për periudhën kohore (2005 – 2012), nga ku rezultuan deklarime të rreme, kontrata fiktive e të falsifikuara, fshehje të pasurive dhe transfertave bankare, të dyshimta e pa burime të ligjshme financiare, në banka brenda dhe jashtë vendit, në shumën rreth 2.600.000 USD.

ILDKPKI ka depozituar kallëzimin penal në Prokurorinë e Përgjithshme për veprat penale të parashikuara nga nenet 257a//2 186 dhe 287 të Kodit Penal, duke i kërkuar Prokurorisë që hetimet paraprake të shtrihen më tej, me qëllim për të zbuluar nëse ndodhemi edhe përpara veprave të tjera penale të kryera nga ky subjekt”, thuhet në njoftimin e ILDKPI. /gj.k/

6 komente në “ILDKPI padit edhe Andis Harasanin në Prokurori, transferta të dyshimta të 2.6 milionë USD”

  1. sokol says:

    ky zhapik ka paguar para me thase per te blere vota me leket e vjedhura ne kesh…

  2. IFC says:

    Trimi Harasan do te marre me vete edhe stafin e tij kur ka qene drejtor KESH.
    Secili ka bere letrat, ka hedhur firmat dhe ka mbuluar situacionet ne leter… Kabllo, trafo, matesa, kabina ne Shperndarje, blerje energjie, Trafo nenstacioni ne Transmetim, peshtjella gjeneratoresh ne Prodhim etj. etj.
    Shihni sa ka qene edhe ne bordin e BSH per tranfertat etij….

  3. ben says:

    Si Harasoni jane te gjithe.Hajdute me çizme.

  4. analist Kadri Nurellari says:

    super hajdut, po nuk e kap hajduti hajdutin.

  5. Anti says:

    Edhe I ka transefuar ne USA pale! Jo shume e veshtire per t’i hetuar.
    Fryhet ky dallkauk gollobordas me leket e vjedhura shqiptareve ne New York

    1. Ne USA ka nje kompani me vlere mbi 15 mln euro.

      Natyrisht para te VJEDHURA ne xhepat e Shqiptarve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje