39 mijë shqiptarë kërkojnë azil në Gjermani

9 Maj 2015, 09:33Kronika TEMA

Nga Gjergj Erebara, BIRN

Ministria e Brendshme e Gjermanisë njoftoi dje se gjatë muajit prill ka marrë 4,794 aplikime për azil nga nënshtetasit shqiptarë, shifër kjo 59 për qind më e lartë se sa numri i aplikimeve në muajin mars, kur 3020 shqiptarë ëndërruan për leje qëndrimi në këtë vend. Nga Kosova, numri i azilkërkuesve në prill qe 4,608 vetë, disa herë më e ulët se sa në mars, por sërish e barabartë me largimin e disa fshatrave njëherësh.

Pavarësisht se gjatë muajit prill qeveria shqiptare tentoi të ndalojë azilkërkuesit, duke urdhëruar kontrolle më të rrepta në pikat e kalimit kufitar dhe duke deklaruar se do të luftojë “trafikimin”, gjithnjë e më shumë shqiptarë rezultojnë se kanë ikur dhe masat parandaluese rezultojnë të paefektshme.

Mbi 11 mijë vetë brenda katër muajve

Për katër muajt e parë të këtij viti nga janari në prill, në Gjermani janë regjistruar 11,256 shqiptarë të Shqipërisë. Kjo është e barazvlefshme me largimin e një një qyteti të tërë ose sa 0.4 për qind e të gjithë popullsisë së Shqipërisë. Numri total i të larguarve është më i madh se kaq pasi kjo është shifra që përfaqëson aplikime për azil vetëm në Gjermani. Problemi kryesor është që numri i të larguarve është rritur në mënyrë dramatike nga muaji në muaj. Përgjatë të gjithë vitit 2014, 7,856 shqiptarë aplikuan për azil në Gjermani me një mesatare prej rreth 650 vetësh në vit, në katër muajt e këtij viti kanë aplikuar mesatarisht rreth 2700 vetë në muaj. Numri i azilkërkuesve nga Shqipëria duket se shpërtheu në janar dhe u shumëfishua në muajt në vazhdim. Shqiptarët u renditën për muajin prill në vend të parë si populli me numrin më të lartë të azilkërkuesve në Gjermani ndërkohë që në mars mbanin vendin e tretë.

Emigrimi përmes aplikimit për azil në vendet e BE-së është vetëm një nga rrugët përmes të cilave shqiptarët kërkojnë një jetë më të mirë larg vendit. Të dhënat e Eurostat sugjerojnë se përgjatë viteve të fundit, aplikimi për bashkim familjar ka qenë rruga kryesore përmes së cilës mbi 36 mijë shqiptarë kanë ikur mes viteve 2008 dhe 2013.

Gati 28 mijë vetë ikën nga Kosova në Gjermani

Gjatë muajit prill numri i azilkërkuesve të rinj nga Kosova në Gjermani ra në 4600 vetë, nga gati 12 mijë që qe në mars. Por në total, përgjatë këtyre katër muajve, nga Kosova u larguan plot 27,695 njerëz, shifër kjo e barazvlefshme me gati 1.6 për qind të popullsisë së vendit. Këto janë vetëm ajo pjesë e popullsisë që ka kërkuar azil në Gjermani.

Nga Kosova shqiptarët ikin duke hyrë në zonën e Bashkimit Europian në mënyrë ilegale, më së shumti nga Hungaria, pasi nënshtetasit e Kosovës nuk kanë të drejtë të udhëtojnë pa viza. Rrjedhimisht, disa dhjetëramijëra nënshtetas të Kosovës kanë kërkuar azil në Hungari përgjatë muajve të fundit. Në dhjetor të vitit të kaluar, azilkërkuesit në Hungari qenë 10 mijë vetë ndërsa në shkurt të këtij viti qenë 13 mijë vetë.

Eurostat nuk i ka përditësuar ende të dhënat mbi aplikimet për azil nga të gjitha vendet anëtare për periudhën janar-prill dhe këto janë të dhëna të pjesshme.

Sido që të jetë, shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës po largohen në shifra marramendëse.

Largime edhe nga rajoni

Ministria e Brendshme e Gjermanisë thotë se azilkërkuesit nga Serbia për muajin prill qenë 2,279 vetë ndërsa nga Maqedonia ikën 972 vetë. Për periudhën katërmujore janar-prill 2015, nga Serbia kërkuan azil 11,416 vetë ndërsa nga Maqedonia ikën 4,090 vetë.

6 komente në “39 mijë shqiptarë kërkojnë azil në Gjermani”

  1. eri says:

    Njerzit tashme jane pa mundesi zgjedhjeje. Kane akoma shijen e hidhur te pushtetit te PD dhe shijen akoma dhe me te hidhur te qeverisjes se budallait qe po na merr ne qafe. Te gjendur ne keto rrethana duan te shpetojne jetet e femijeve te tyre nga rreziku i madh i nje vendi qe sbehet dot me keta mashtrusa.

  2. Kali Bardhe says:

    He mo perse nuk ua krijoni kushtet minimale njerzve more hajdute te lidhur me SHERBIMET INTELIGJENTE. Vetem ju e keni privilegjin te vidhni dhe te qendroni ne karriket tuaja te qelbura.
    Kjo pra ishte dhimokracia e spiunazheve shfrytezimit dhe pisllikut. Spiunat e internimeve dhe ish kumunistat te punesuar ne Ambasada qe po na udheheqin ne rrugen e pa perfunduar te Partise hahahhahahahahah
    E moret kete popull ne qafe o QELBESIRA qe rrini ke vrima e celsit dhe pergjoni edhe numrin e pordheve qe leshon dynjaja ne shtepite e tyre.
    Por edhe familjaret tuaj pergjohen , qe te gjithe, por ata pergjohen nga SHEFAT tuaj HAHAHAHAHAHAHAHHA LOL ptu

  3. Vizioner says:

    Hajdeni ore hajdeni ketu se po ju presim. I keni shtru rruget e Gjermanise me Euro ? ? ?

    Po cer bani mer njrez,pse e humbni te drejten e levizjes se lire,kot fare???!!!
    Thirrni o milet menjes se nuk ju mban njeri ketu ne Gjermani. Do ju kthejne dhe do merni na nji denim per mos me kalu ma neper Europe!

    E kuptojme veshtiresite tuaja atje ne Shqiperi,por dhe ketu nuk eshte bere Deti Kos!
    Nuk e kuptoni qe kjo eshte loja e Sali Kriminelit per te coroditur shqiptaret?!
    Eshte Saliu me zagaret e vet qe nxit kete.

    Nejse,secili e di vete cfare ben dhe eshte vete pergjegjes per fatin e tije,por ju them me dashamirsi se,nuk ka shqiptari shanc te fitoje ketu Asyl Politik apo Ekonomik.

    Megjithate,Willkommen und viele Glück! ?

    Pershendetje nga Frankfurti

  4. demokrat prej bregut lumit says:

    “te shkojm drejt europes” pra!
    kush i ndalon shqiptart me “shku drejt europs” esht komunist enverist stalinist sovjetik maocedun….majmun ..

    shkoni
    shkoni o shqiptare
    drejt europit shkoni
    hani pini dhe kendoni
    sic ka thon Qif Capertoni
    vetem mos harroni
    po s palluat
    do palloheni
    dhe kuurr mos kujtoni
    se do te fitoni,
    kur hajdarin “ta shijoni”
    fjalt e urta do kujtoni

  5. Rilindje eksodi. …kte votuam

  6. Sapa says:

    Eshte e vetmja mundesi sigurisht afatgjate per te edukuar nje brez te ri me ide te pakorruptuara perendimore gje qe ne shqiperi eshte e pamundur.Faktet tregojne se te gjithe ata femije qe shkuan jashte dhe mesojne dhe jetojne atje jane komplet ndryshe nga ata qe jetojne ne shqiperi ku jetojne me korrupsjonin cdo dite.Edhe rinia shqiptare e koheve te fundit u rrit me kete llum politik dhe nuk sherohet me.Kemi te bejme me nje korrupsjon te papare te shekullit dhe kjo ne mase te jashtezakonshme ku eshte e pamundur te gjesh nje njeri te pakorruptuar dhe ata te pakte qe mund te jene si ka kush ne liste ose nuk kane fare fuqi per te arritur dicka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje