Paguante punonjësit që ishin në Greqi, procedim penal kryekomunarit

9 Maj 2015, 11:06Kronika TEMA

Kryetari i komunës Lekas në Korçë, Shefki Mollaj, po procedohet penalisht në gjendje të lirë.

Specialistët e Sektorit per Krimin Ekonomiko-Financiar në Drejtorine e Policisë Qarku Korçë bëjnë të ditur se 56-vjeçari akuzohet se u ka bërë likujdimin financiar të dy punonjësve të Komunës për dy muaj, edhe pse këta të fundit nuk kanë ushtruar detyrat përkatëse.

“Procedimi ndaj tij filloi pasi ky shtetas ka bërë pagesën mujore për dy punonjës të Komunës të tij, për muajt shtator- tetor 2014, pavarësisht se ata nuk kanë qënë në detyrë, në këto dy muaj pasi rezultonin të larguar në shtetin grek”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë,për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje