Policia e Shtetit pritet të ketë një strukturë të re, duke nisur që nga muaji që vjen.
Me strukturën e re parashikohen ndryshime edhe në të gjitha strukturat përkatëse, pasi do të marrin fund “fryrjet” e administratave dhe drejtuesve nëpër zyra dhe rëndësi do i kushtohet zbritjes së uniformave blu në terren.
Pas hyrjes në fuqi të strukturës së re, Policia e Shtetit do të ketë 5 drejtorë të përgjithshëm dhe një zëvendësdrejtor.
Konkretisht, sipas strukturës që pritet të zbatohet shumë shpejt, do të jenë 4 drejtorë të përgjithshëm, një drejtor i përgjithshëm për Departamentin e Rendit, një për Departamentin e Krimeve, një për Departamentin e Kufirit dhe një për Strukturën e Shërbimeve Mbështetëse.
Ndërkohë, do të ketë një zëvendësdrejtor të përgjithshëm dhe mbi të gjithë do të qëndrojë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, raporton “GSH”.
Në strukturën aktuale të Policisë së Shtetit janë dy zëvendësdrejtorë, një për Rendin dhe një për Krimet, është drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, drejtori i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit dhe ai për Shërbimet Mbështetëse.
Ndryshime do të bëhen edhe brenda organikës së Departamentit për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda.
Konkretisht në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Drejtorinë për Krimin Ekonomik Financiar, në Drejtorinë për Aktet Terroriste dhe Krimet e Rënda dhe në sektorin për Krimet Kompjuterike do të ketë ndryshim të numrit të stafit.
jepini lek policve,se me reforma kemi 25 vjet,dhe nje mut vazhdon e do vazhdoj.merrni nje laps,nje ekonomist te mesem dhe ja u nxjerr ai sa lek duhen per nje polic qe te jet dhe i perkushtuar per punen,perndryshe,me nje rrog 500mij lek,ku futen brenda karburanti,boja printerit,kompjutri,telefonatat,larja perdit e teshave,kepucet e sa e sa yckla te tjera,e katandiset kokoshi nje thel,vec do rreni njeri tjetrin,e do vazhdoj si ne kohen e Enverit/shteti ben sikur pagun,njerzit bejn sikur punojn
Shkaterrimi perfundimtar I policise, poshte doganave dhe tatimeve, mbyte policine. Harram buka o ed rama. Zoti te vafte me gjithe tahirin.
Po pse mer bab kur ka qen e ndertume policia kto 20 vjet.
Me pak fjalë :Kryeministri na thotë që lekë nuk ka dhe do shkarkojmë policët dhe do rrisim papunësinë. Bashkë me beharin që po vjen duket qe do dallim në diell e të digjemi, se për të pjekur na poqi dimri…. Shkurto andej e takso këtej, se ku po na çon ky nuk po arrij ta kuptoj…. Zoti qofte me ne….
E nevojshme është një rishikim i një strukture të re në policine e shtetit,por nuk duhet te kene prioritet ata qe kane miq e lek,per te zene vende neper zyra te rehatshme ku nuk e bejne pes lek pune.
Nese nuk do ti rishikoni te gjitha gradat si jane marre,duke bere nje filter te gjithesecilit qe ka nje vend drejtues.
Kete ristrukturim nuk duhet ta bejne njerez teorik qe nuk kane punuar nje dite ne terren, njerez qe nuk kane bere nje arrestim ne kariren e tyre,pikerisht duke bere reforma keta njerez eshte degraduar policia shqiptare ne kete derexhe.
Ndryshoni ligjin per policine e shtetit sepse e keni bere para kohe,Aty ka nje kapitull per byrone e hetimit gjykata kushtetuese e hodhi poshte,tjeter te gjitha nenet qe jane penguese per punojesin i keni vene ne zbatim,kurse te gjitha nenet qe jane perfituese per policin nuk i keni vene ne zbatim.
Uuu ku jane komentusit e Rilindjes. Dilini ne mbrojtje Meros se me zor po punon i shkreti qe te fitoni ju edhe ca dite me shume pushtet