Shkodër/ Aksidenti në lumin Kir, gjendet trupi i turistit çek

9 Maj 2015, 12:15Kronika TEMA

Është gjendur trupi i pajetë i turistit çek, i cili u mbyt dje në ujërat e lumit Kir  teksa bënte rafting më bashkëshorten e tij.

Trupi i Adam Baron u nxor nga polumbarët e RENEA-s rreth orës 11:15 të mesditës së sotme pas shumë përpjekjesh.

Policia bën me dije se puna e polumbarëve nisi që në 06:00 të mëngjesit, por për shkak të rrymës shume të fuqishme dhe terrenit shumë të keq, ata kanë arritur të finalizojnë opreacionin vetëm rreth mesditës.

Çifti i bashkëshortëve çekë ndodheshin në Dukagjin sëbashku me një grup turistësh të tjerë që prej paradrekes së të premtes(8 maj 2015). Fatmirësisht, gruaja arriti ti shpëtonte aksidentit.

2 komente në “Shkodër/ Aksidenti në lumin Kir, gjendet trupi i turistit çek”

  1. ky vend ha edhe jete njerezish te huaj,??

  2. ramiu says:

    ik more shko lyej ti debili bashkise. kaq interesant te duket? mos mendove qe te huajt jane prej metali?? kar!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje