Gjykata e Korçës ka dhënë masën e arrestit burg për Suel Liçon, i cili gjatë një takimi elektoral të PD-së javën e kaluar, në Ersekë hodhi karrigen në drejtim të tubimit.
Partia Demokratike e cilësoi incidentin si një sulm drejtuar kreut të kësaj partie Lulzim Basha, por karrigia plagosi një qytetar.
Por, avokati mbrojtjës i Liços hodhi poshtë pretendimet duke deklaruar se klienti i tij kishte qenë i dehur dhe se konfliktin e ka pasur me xhaxhanë e tij.
“Konflikti ka qenë me xhaxhain e tij dhe nën efektin e alkoolit. Suel Liço ka hedhur karrigen drejt xhaxhait të tij. Liço nuk ka pasur si qëllim pengimin e tubimit”, tha avokati.
Incidenti ka marrë ngjyrime të forta politike pasi PD publikoi disa foto, ku shfaqej Suel Lico duke pozuar njiherë me simbolet e rilindjes dhe një tjetër foto në krah të deputetit Pandeli Majko.
Incidenti u denoncua në sallën e Kuvendit, ndërsa ai u dënua nga përfaqësues të mazhorancës, të cilët theksuan dënimin e merituar ndaj personave që shkaktojnë incidente të tilla. /gj.k/