Kryeministri Izraelit Benjamin Netanjahu ka mbajtur mbledhjen e pare te kabinetit te qeverise se re te premten.
Koalicioni i ri i krahut të djathtë u betua mbremjen e djeshme mes debateve te shumta brenda partisë së tij mbi postet e kabinetit qeveritar.
Pavaresisht kundershtive dhe sarkazmave te opozites qeveria e re u aprovua perpara mesnates se mbremshme.
Qeveria e re do te vazhdoje te mbroje Izraelin, – citoi Netanjahu.
Ne programin e qeverise se re nuk permendej ndonje zgjidhje e konfliktit mes dy shteteve te Palestines dhe Izraelit.
Ne vend te saj ata u zotuan ne terma te pergjithshem ne avancimin e procesit diplomatik dhe arritjen e nje marreveshje paqeje mes palestinezeve dhe gjithe fqinjeve te tyre.
Nderkohe nje dite me pare perleshjet shperthyen ne bregun perendimor te Betlehemit ndermjet ushtareve iraelite dhe palestinezeve.