Sekuestrohen 35 kg kanabis, arrestohen 27 vjecari

17 Maj 2015, 10:05Kronika TEMA

Policia kufitare e Kapshticës sekuestroi 35 kg kanabis dhe arrestoi një 27 vjecar nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Burime policore bënë të ditur arrestimin e Rigels Kushe nga Tirana, i cili u kap mbrëmjen e djeshme, pas kontrollit në mjetin e tij tip “Volvo”me targë AA763EL, në pronësi të tij, ku në dy gomat rezervë të mjetit iu gjet e iu bllokua në cilësinë e provës materiale: 34 kg e 980 gr, lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva të ndarë në 65 pako të mbështjella me letër natribani.

Po ashtu iu sekuestruan edhe 2 aparate celularë, si dhe 150 EURO.

Materialet i kaluan, Prokurorisë së Krimeve të Rënda të Rrethit Gjyqësor  Tiranë për  veprën penale ”Trafikim i lëndeve narkotike” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

1 komente në “Sekuestrohen 35 kg kanabis, arrestohen 27 vjecari”

  1. coli says:

    policia ne detyre hajdutet prokuror e gjykates u erdhe rasti per ta shikuar mire kete raste me drejtesine me dy standarte se punetore ishte ky fakiri u hoqe edhe nje punetore i duarve te pastra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje