Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bëri një tjetër deklaratë të fortë nga Elbasani, kur në vend mbetet i ndezur debati për dekriminalizimin dhe pastërtinë e kandidatëve për zgjedhjet lokale.
Ai tha se roli i shoqërisë duhet të jetë më i fortë, për të ndëshkuar qoftë edhe publikisht, modelet negative.
“Këtë do ta bëjmë, duke i bërë të rinjtë ta kuptojnë se vetëm kjo mënyrë, duke u bërë bashkë dhe duke dënuar bashkarisht, por duke turpëruar edhe publikisht, arrijmë ta bëjmë qytetin më të sigurt, dhe arrijmë ta bëjmë shoqërinë më të drejtë, arrijmë t’i bëjmë institucionet më të përgjegjshme përballë qytetarëve. Sepse vetëm duke u bërë bashkë, arrijmë të mënjanojmë një punonjës në administratë që është i korruptuar. Sepse shërbimi që fiton qytetari nëpërmjet korrupsionit, duke korruptuar një zyrtar, është një përfitim shumë i vogël, përballë dëmit që merr shoqëria dhe institucionet në tërësi nga korrupsioni i vazhdueshëm i atij zyrtari“, apeloi Ministri nga Elbasani.
Ai tha gjithashtu se shumë shpejt në gjitha qytetet e Shqipërisë do të instalohen kamera në rrugë dhe ambjente publike, në shërbim të policisë për të rritur sigurinë.
Nisma u bë publike në Elbasan, ku është aplikuar së pari ky projekt.
Gjatë inagurimit të hapjes sëZyrës së Shërbimit për Qytetarët, ministri Tahiri tha se ky është një kontribut tjetër në ndryshimin e mentalitetit të punonjësit të policisë.
“Ta bëjmë sigurinë përpjekje të përbashkët të gjithë qytetarëve. Kemi reformuar mendësine që qytetarët të ndjehen të mirëpritur, kur trokasin në derën e policisë”, u shpreh Tahiri.
Kreu i Ministrisë së Brendshme theksoi se teknologjia është mënyra më e mirë për të luftuar korrupsionin.
Tahiri veçoi këtu aplikacionin “Komisariati Dixhital”, projekt i lançuar 3 ditë më parë, në të cilin janë sinjalizuar rreth 250 shkelje nga qytetarët përmes telefonit.
“Ne na duhet që të tregojmë fytyrën njerëzore në Policinë e Shtetit. Na duhet që të rinjtë dhe të rejat, qytetarët, ta kuptojnë se duke mos shkelur ligjin je një mik i institucioneve, je një mik i ligjit, je një mik i punonjësve të policisë. Ndërsa kur shkel ligjin nuk ke asgjë personale me asnjë punonjës policie, por e ke me ligjin. Vetëm duke u bërë bashkë, arrijmë të mënjanojmë një punonjës në administratë që është i korruptuar, sepse shërbimi që fiton qytetari nëpërmjet korrupsionit, duke korruptuar një zyrtar, është një fitim shumë i vogël, përballë dëmit që merr shoqëria dhe institucionet në tërësi nga korrupsioni i vazhdueshëm i atij zyrtari“, tha Ministri Tahiri.
Ne kte vend nuk mungojne zyrat por mungojne sherbimet dhe zyrat nuk gjenerojne siguri rend apo si i quani ju keto pune. Ligji forcohet duke luftuar korrupsionin dhe duke zbatuar reformat e premtuara nga ju. Por duke qene se paaftesia juaj menaxhuese nuk ka krahasim i bie te themi hajt hapim nje zyre se u be puna mediake.
Shume faleminderit qe po e filloni nga Elbasani…z.Tahiri
DUHET TE FILLONI PER TE VENE NE BINARET E LIGJIT VETE PUNONJESIT E POLICISE SEPSE ATA JANE ME TE SHUMTIT QE KANE MAKINA PA DOKUMENTA NDERSA HIQEN SI TE NDERSHEM ME ATA QE BEJNE NDONJE SHKELJE PER PARKIME KUR SHKOJNE PRINDRIT TE MARRIN NXENESIT NE SHKOLLE NE NJE KOHE QE NUK KA AS ME TE VOGLIN PARKING SE I KANE ZAPTUAR TE GJITHA AMBJENTET RRETH SHKOLLAVE.
Bravo Tahiri, te turperojme publikisht modelet negative ne shoqeri, te turperojme bashkarisht katunarine dhe provincialitetin, te turperojme bashkarisht cdo gje te turpshme ne veten tone atehere kemi bere nje hap te rendesishem drejt civilizimit, filloni dhe xhvishuni katunare nje nga nje nga cdo instikt katunari deri sa te dalim nudo lirshem dhe te fillojme te veshim nje nga nje petkat e civilizimit.Pranojeni katunarine sepse fatkeqesisht eshte me shumice keto 25 vjet