Janë gjetur dy vajzat e moshes 14 dhe 15 vjecare nga qyteti i Korçës që rezultonin të zhdukura prej ditës së martë, 13 maj 2015.
Policia e Korces njoftoi se vazjat u gjetën në një banesë të braktisur nga të afërmit e tyre, në një zonë pranë ish fabrikës së miellit.
Sipas të dhënave të policisë dy vajzat u gjetën në një vend ku kishin vështirësi për të zbritur.
Janë ende të paqarta rrethanat se si dy vajzat kanë qëndruar aty për 3 ditë, megjithatë policia pritet të hedhë dritë orët në vijim.