Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ka zhvilluar një takim me nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”. Takimi u zhvillua në kuadër të fazës së dytë të fushatës që po bëhet për rekrutimin e të rinjve në Forcat e Armatosura.
Ministrja e Mbrojtjes ka evidencuar vlerat dhe traditën shumë të mirë që ka përcjellë ndër breza gjimnazi “Sami Frashëri”, një ndër shkollat elitare në Tiranë. “Gjimnazi ‘Sami Frashëri’, – u shpreh ajo, – ishte me të vërtetë një markë.
Më tej, duke iu drejtuar nxënësve të kësaj shkolle, ministrja Kodheli theksoi “Ju jeni në një moment thelbësor të jetës dhe nuk është e lehtë të vendosësh për jetën tënde kur je 17 – 18 vjeç; sepse nuk është e lehtë në asnjë lloj moshe, je gjithnjë në dilemë.
“Për fat të mirë, keni mundësi zgjedhjeje dhe duhet të keni heronjtë tuaj që duhet t’iu udhëheqin. Pa heronj, mos e nisni fare rrugën. Heronjtë tuaj mund të jenë prindërit tuaj, mund të jetë një futbollist i “Barcelonës”, heroi juaj mund të jetë vetë rilindasi ynë i madh Samiu. “
Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet” është një nga kryeveprat që një shqipfolës mund të ketë shkruar… Heroi juaj mund të jetë ushtaraku i FA të Republikës së Shqipërisë pa as më të voglin dyshim.
Njerëz të disiplinuar, që kanë respekt për veten dhe punën që bëjnë, njerëz që sakrifikojnë, që ju në darkë të flini të qetë, prindërit tuaj më shumë se sa ju, që kanë ankthin dhe merakun e sigurisë tuaj, të së ardhmes tuaj. Ata nuk duken, nuk i shikoni përditë nëpër rrugë, por janë atje në ruajtje të çdo centimetri të Republikës së Shqipërisë.
Madje janë dhe më shumë se kaq, janë dhe atje ku detyra ushtarake kërkon, për të vënë siguri dhe rregull në një botë që nuk është e jona, por që mund ta dëmtojë këtë botën tonë”.
Me këtë rast, gjimnazistëve iu shpërndanë çanta dhuratash, të cilat përmbanin një bluzë, një kapele dhe një stilolaps me logon e Qendrës së Personel Rekrutimit me moton “Bëhu edhe ti pjesë e Forcave të Armatosura”, përgatitur nga Sektori i Marketingut në Qendrën e Kulturës, Medias, Botimeve, Muzeut dhe Shtëpive të Pushimit.
po nga nje gavete e nga nje galete nuk ja u shperndane?
beni shpejt nje ushtri qe te drillet i gjith ballkani nga shqiptaret???
mos harroni vendosni Noizin komisar dhe Stresin komandant, me te tille ushtri ska armik te na dale perpara.