Vodhi 5 milionë euro, mbetet në burg mbledhësi i borxheve të CEZ-it

12 Maj 2015, 15:44Kronika TEMA

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e arrestit me burg për Kastriot Ismailajn. Ai është administrator i një kompanie private, që mblidhte borxhet e kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike, CEZ, tashmë OSHEE.

 Ismailaj akuzohet për mashtrim, me pasoja të rënda në vlerën e 5 milionë eurove.

”Pak ditë më parë, Prokuroria për Krime të Rënda, në bazë të materialit të dërguar nga Prokuroria e Tiranës që po zhvillon këtë hetim, kërkoi nga Gjykata e Krimeve të Rënda konfiskimin e disa llogarive bankare në emër të Ismailajt, në shumën e rreth 3.4 milionë dollarëve. Kërkesa për konfiskimin e pasurisë i është kaluar për veprim Prokurorisë dhe Gjykatës për Krime të Rënda, si organe kompetente për zbatimin e ligjit të ashtuquajtur ‘Antimafia”, bëri të ditur zyrtarisht Prokuroria e Përgjithshme.

Veç të tjerash, nëpërmjet kompanisë që kishte krijuar, sipas prokurorisë, Ismailaj ka përdorur të dhëna të rreme dhe dokumente fiktive, duke përfituar në mënyrë të paligjshme shumën prej 512 milionë lekësh, duke i shkaktuar pasoja të rënda shoqërisë “CEZ Shpërndarje”. Për pasojë, dëmi i është shkaktuar dhe shtetit shqiptar, i cili ka zotëruar 26% të aksioneve të kësaj shoqërie. Këto para, Ismailaj nuk i ka përdorur për realizimin e kontratës, por i ka transferuar jashtë vendit për qëllime personale.

1 komente në “Vodhi 5 milionë euro, mbetet në burg mbledhësi i borxheve të CEZ-it”

  1. E verteta says:

    keto akuza jane pacavure.E verteta eshte se kompania e ketij tipit DIA ka gjyq ne arbitrazhin international te Vienes dhe i ka vene me shpatulla mbas muri CEZ Albania.Mos i shisni publikut lajme te tilla o shtet horrash qe u jep urdher me telefon prokuroreve.Ky i ka paguar tatimet per te gjitha kompanite qe ka ne emrin e vet.Pastrimi i parave behet ne parajsat fiskale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje