Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar pas raportit të Ministrisë së Drejtësisë. Me anë të një njoftimi për shtyp, organi qendror i akuzës vlerëson raportin e inspektimit të Ministrisë së Drejtësisë.
“Nga inspektimi i kryer nga Ministria e Drejtësisë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë rezulton se, nga 800 procedime objekt inspektimi, vetëm 57 prej tyre, sipas konkluzioneve të inspektorëve, rezultojnë me problem.
Pra, efektshmëria e Prokurorisë, sipas përfundimeve të Ministrisë së Drejtësisë është 94 përqind”- thuhet në njoftim.
Lidhur me konstatimin si problematike të faktit që prokuroria nuk ka ndjekur orientimin e politikës penale, të sugjeruar nga ana e Këshillit të Ministrave, për dënimet alternative për veprat penale me maksimum dënimi deri në 5 vjet, Prokuroria e Përgjithshme argumenton se ky rekomandim për politikën penale është parë në mënyrë alternative nga ana e Prokurorisë për disa vepra penale specifike.
Më konkretisht, për veprat penale të “vjedhjes së energjisë elektrike”; “ndërtimet pa leje” dhe “drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
“Prokuroria ka vlerësuar se për këto vepra të sipërcituara të ndiqet një politikë e ashpër penale, pavarësisht se marzhi i dënimit nuk është shumë i lartë, për faktin se konsumimi i këtyre veprave penale kanë ndikim negativ në ekonominë kombëtare” – mbyllet reagimi i Prokurorisë së Përgjithshme./TCH
Ç ‘ fare tha ?!
Po ky 6% mor langaraq mund te jen ter njerez qe kan vran merren me dog me prostitucion pushtetar qe rjepin popullin qe do te thote te dhjefsha 94% qe jan proceduar per lidhje te paligjshme te energjis ose ndertim pa leje a ku ta di un mor pall
re pusht po ata 57 ta hane kote se koti ,debil qerohu qe aty se i ke zene vendi nje tjetri
Eh,more Llalle!
Nuk ke faj ti,por keta qeveritare qe nuk te SHPORRIN NGA DETYRA dhe te cojne para gjyqit per SHPERDORIM DETYRE dhe te tjera!
Ti nuk meriton te jesh jashte BURGUT!!!