Shqiptari i vrarë në Siri/ Zbardhet dosja hetimore, rekrutimi dhe rruga drejt IS

18 Maj 2015, 19:31Kronika TEMA

Ervin Hasanaj është shqiptari i radhës që vritet në Siri ndërsa familja e tij mbahet ende peng. Lajmi për vdekjen e tij u mësua dy ditë më parë. Ndërkohë që raporti i antiterrorit zbulon se rekrutuesi i familjes drejt Sirisë është Bujar Hysa, imami i xhamisë së Mezezit i arrestuar një vit më parë.

Edhe ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, e  konfirmoi rastin për të cilin tha se po hetohet intesivisht.

Nuk është në çështjet më të lehta për tu verifikuar, ndërkohë mbajmë kontakte të vazhdueshme edhe me familjarë të të gjithë shtetasve që figurojnë në listën tonë paraprake të atyre që janë nisur oër të luftuar jashtë Shqipërisë. Informacion më të hollësishëm për këtë nuk mund tju jap pasi informacioni konfirmohet cast pas çasti”, tha Tahiri.

Ora News ka siguar raportin e intinerarit  që Ervin Hasanaj dhe familja e tij ndoqi nga Shqiperia drejt Turqisë, për të përfunduar në Siri.

Të dhënat e siguara në rrugë operative nga Shërbimet Inteligjente Shqiptare i janë vënë në dispozicion Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe drejtorise se antiterrorist.

Duke ju referuar këtij materiali mësohet se :

Personi që ka shoqëruar familjen e Hasanajt drejt Sirisë ka qenë kunati i tij Altin Beka. Më datë 11.11.2013, ai bashkë me të ëmën dhe  motren e dy vajzat të mitura kanë udhëtuar nga aeroporti i Rinasit drejte Stambollit. Rezulton se pas 6 ditësh qëndrim, Beka dhe e ëma  e tij janë kthyer në Shqipëri.

Mesdohet se Altin Beka (dhe e ëma e tij) ka shoqëruar të motrën dhe fëmijët e saj për në Siri, për t’u bashkuar me burrin e saj, Ervin Hasanaj i njohur ndryshe si (Ebu Ahmed), i cili është larguar për në Siri më datë 16 janar 2013.

Hetuesit thonë në këtë raport të detajuar se : “Nuk kemi informacion nëse ata kanë hyrë apo jo në territor sirian gjatë gjashtë ditëve të qëndrimit të tyre jashtë Shqipërisë.

Në raport përmendet dhe emri i imamit të xhamise së Mzezit Bujar Hysa, i akuzuar për rekrutim të shqiptarëve drejt Sirisë.

Më datë 11.nentor 2013,rreth ores 21.27, Bujar Hysa kontaktohet në telefon nga Altini Beka, i cili njofton Hysën se në Hatai kanë mberritur njerezit dhe se ai nuk ka vajtur t’i presë. B. Hysa jep një tjetër adresë qëndrimi derisa të lidhet me personat përgjegjës.

Nexhmije Beka, lindur në komuna Bastar-Tiranë, banues në Sauk -Tiranë, rezulton se ka udhëtuar jashtë vendit më datën 11.11.2013 dhe nuk eshte  kthyer.

Megjithëse mbetet ende e paqartë arsyeja,  bashkëshortja me dy vajzat e mitura tashmë mbeten shtetase të Isis.

6 komente në “Shqiptari i vrarë në Siri/ Zbardhet dosja hetimore, rekrutimi dhe rruga drejt IS”

  1. adriatik says:

    Hysa merr ne telefon hasanaj abu ahmed se do i vinte vellai nga Hatai qe ishte shok me abu ahmed.

    Ketu eshte nje mish mash islamikesh po une jam i bindur per nje gje.

    Jane te gjithe rrac ariane bjonda !!!

  2. Aleks says:

    He mo muslumabrotherat e shqiperis a po u mbushet mendja qe po u perdorin si mish per top.
    Po u perdor babà erdogan per interesa gjeopolitike te turqis. Shkoni shplani trut te xhamija qe u dhuroj baba

  3. tfgs says:

    te lutem gazeta Tema[per hir te se vertetes] thexoni se nuk ka shqiptar HYSA,HASAN e shejtan me te bir,por flitet per sunitoshqipfoles…………

    1. Aleks says:

      Ti ke te drejt kta Jan te ardhur ne token e arberve.
      Mjafton te shofesh historin Tirana mori emri ha teherani (Iran) .
      Dhe nje motiv duhet te jet pas kti fakti. Ndoshta u themelua NGA kolonit turqe te ardhur NGA irani.

  4. 007 says:

    SHISH te hetoje hoxhen me surrat shejtani Ahmed Kalaja.

  5. Aua :) says:

    Hasani shkoi tek 72 virgjereshat!
    Ndersa gruan dhe dy vajzat e tij i ka lene ne duar te sigurta: 72 mjekrroshe – pedofile – sadista!

    Gjeja me e mire qe do bente shteti eshte qe te linte te lire te gjithe ata, te cilet duan te thejne qafen per tek IS. Keshtu, pastrohemi edhe ne nga mbetjet osmane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje