Çako në Gjirokastër: S'ka më breshëri armësh mbi lagjet e qytetit, as tonelata kanabis në Lazarat"

17 Maj 2015, 16:50Kronika TEMA

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm për Sigurinë Altin Qato kanë zhvilluar një takim me strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër.

Drejtori i Policisë së Shtetit Çako ka theksuar se për shkak të specifikave që ka Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër, objektivat kanë ndryshuar nga koha kur e drejtonte ai.

Tashmë Drejtoria Juaj, s’ka më zona të paprekshme, të pa shkelura, s’ka më të paprekshëm.  As  breshëri armësh mbi lagjet e qytetit Gjirokastër  apo mbi fashatin Dervician.

S’ka më as tonelata kanabis e qindra mijra bimë narkotike  të kultivuara në Lazarat  dhe kjo falë punës së përbashkët që bëmë vitin e kaluar, falë seriozitetit dhe vendosmërisë maksimale të Qeverisë dhe Minisitrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, për ta kthyer njëherë e përgjithmonë Lazaratin në një vend, ku të mbizotërojë , normaliteti, e të funksionojë ligji.

Ne jemi prezent në Lazarat për shkak të së kaluarës së Lazaratit, për shak të mbajtjes nën kontroll për të mos lejuar më kthimin e Lazaratit të djeshëm.  

Jemi në  Lazarat për t’i ofruar atij komuniteti shërbimin policor të munguar  prej  dy dekadash e çdo shërbim tjetër që ofrojnë institucionet shtetërore.

Për t’ju siguruar rendin dhe qetësinë banorëve të ndershëm të fshatit Lazarat,  për të bërë të mundur krijimin e një ambienti social sa më të sigurtë që edhe banorët e Lazaratit të ndihen njësoj dhe po aq të sigurtë sa gjithë banorët e këtij vendi”, tha Cako.

Drejtori i Policisë së Shtetit konfirmoi se prania e punonjësve të policisë në këtë fshat, lidhet me përpjekjen për të të kapur dhe çuar para drejtësisë të gjithë ata persona që kanë punë me drejtësinë.

“Për këto arsye jemi në Lazarat e kudo, e sbesoj se askush s’mund të ketë argumet tjetër për prezencën e policisë në teritor”, theksoi Çako.

Ai kërkoi nga punonjësit e policisë performancë e marrëdhënie gjithnjë e në përmirësim me komunitetin.

“Ministri i Punëve të Brendshme së bashku me stafin Drejtues të Policisë së Shtetit po bën përpjekiet maksimale, për ta transformuar policinë në një shërbim cilësor për komunitetin. Promovimi i Komisariatit Dixhital është një tjetër nismë e Ministrit Saimir Tahiri dhe Policisë së Shtetit për ta bërë punonjësin e policisë më të përgjegjshëm për efikasitetin dhe shërbimin që ofron policia ndaj komunitetit , por edhe për të ndërgjegjësuar cilindo që të jetë korrekt me ligjin”, deklaroi Çako në takimin me efektivët e Policisë Gjirokastrës.

Drejtori Çako dha porosi për forcimin e kufirit jeshil, që mund të shfrytëzohet për trafiqe të paligjshme dhe për trafikun e klandestinëve që vijnë nga vendet e treta, si edhe një prioritet tjetër sipas tij, është marrja e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Për sa i përket fushatës zgjedhore, ai theksoi nevojën për zbatimin e ligjit duke mos rënë pre e ndonjë tendence apo emocioni të çastit. “Duhet të tregohemi profesionalë, të paanshëm për të ndëshkuar cilindo që tenton të prishë rendin e qetësinë gjatë aktiviteteve elektorale dhe fushatës në tërësi’, u shpreh Çako.

Së fundi, ju përgëzoj për masat që keni marrë dhe përballimin me sukses të javës kulturore në Gjirokastër  dhe nën këtë ritëm , vijoni masat edhe  për sezonin turistik e veror. Qarku juaj ka ngarkesë turistike dhe shërbimi policor duhet të jetë 24 orë dhe cilësor “, perfundoi ai.

 

 

 

 

 

3 komente në “Çako në Gjirokastër: S’ka më breshëri armësh mbi lagjet e qytetit, as tonelata kanabis në Lazarat””

  1. an says:

    Hakiu eshte burre dhe oficer i mire por ka trasheguar nje polici me moshe mesatare 50 vjec e ku oficeri i fundit i policise eshte titulluar nga Akademia ne vitin 2008 pasi e mbylli i mallkuari Sali.Urgjent duhet te rihapet akademia e oficereve dhe jo e kaptereve te kursit 11 javor.

  2. Boll says:

    Nzirrni vidjon e bashes kur ishte minister dhe premonte se lazarati do vehesh nen kontroll por sberi gje fare

  3. Kolaqi says:

    Kikja I Policise se Shtetit eshte nje Pjelle e shemtuar e rilindjes I cili ne nje kohe shume te shpejte eshte kthyer ne nje skllavator te krefjes se lekeve dhe ushtrimit te dhunes ne shume qytete shqiptare duke permendur ketu kuksin nqs ju kujtohen skenat para 10 ditesh ! Para disa diteve PD e gjirokastres pikewrishte beri apel per kete dhune te ushtruar ne pragfushate ne Lazarat ndersa sot kryepolici paturpesisht pergenjeshtron kete lajm !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje