Ka vijuar puna e përbashkët e Policisë së Shtetit dhe OSHEE-së, në të gjithë vendin për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.
Në të gjithë vendin gjatë javës që lamë pas , kanë vepruar çdo ditë 70 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE. Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici – OSHEE në 3.378 raste . Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 27 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 28 autorë.
Nga këta janë arrestuar në flagrancë 9 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike. Është ndaluar 1 inxhinier i Oshee, përgjegjës i Task forcës për veriun. Janë shpallur në kërkim 10 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 8 persona.
Po gjatë javës që lamë pas janë ndërprerë 1.111 lidhje të abonentëve debitorë dhe 27 lidhje të paligjshme. Gjithashtu janë kontrolluar 71 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.
Policia e Shtetit dhe OSHEE janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur , deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së.
Lufte e pakompromis ndaj te gjithe atyre te cilet vjedhin energjine elektrike. Keto aksione kane si qellim mbrojtjen e te gjithe atyre te cilet paguajne energjine elektrike e jane te rregullt, pra nuk abuzojne. Ashtu sikurse paguan buken, kafen, etj, duhet paguar edhe energjia elektrike.
Ssitemi energjitik u mor ne prag falimenti nga qeveria e sotme, si shkak i keqmenaxhimit 23 vjecar. Mospagesa e energjise elektrike denohet me prerjen e energjise elektrike, rilidhja e saj per ta fituar ate abuzivisht perben veper penale. Te vazhdojne ne menyre rigoroze kontrollet ne menyre qe te identifikohen vjedhesit e energjise.