Demokratët nuk kanë arsye për ta rrëzuar reformën administrative- territoriale, edhe pse e kanë kundërshtuar vazhdimisht dhe madje e quajnë reformë për interesa politike.
Kështu u shpreh ministri i Shtetit për Çështjet Vendore Bledar Çuçi, gjatë një leksioni të hapur që zhvilloi të marten me studentët që po ndjekin studimet Master në Universitetin e Shkodrës,
Ai dha dy arsye që sipas tij, Partia Demokratike nuk do ta rrëzojë ketë reformë, nesër me ardhjen në pushtet.
Sipas tij, duhet një konsensus i gjerë politike, pra duhet një shumicë kushtetuese për të miratuar hartën e re, por duhet edhe një konsensus i të gjithë aktorëve, duke filluar që nga faktori ndërkombëtar dhe deri tek Gjykata Kushtetuese.
Ai u ndal edhe tek ndryshimet që po bëhen dhe hapat që po ndërmerren për fuqizimin e qeverisjes vendore në Shqipëri, me qëllim modernizimin e shërbimeve për qytetarët dhe zhvillimin ekonomik lokal.
Ai shtoi se kjo reformë nuk largon shërbimet nga qytetarët por përkundër, ofron modelin “one stop shop”. Çuçi tha se “janë mbi 60% e njësive të qeverisjes vendore që harxhojnë mbi 80% të buxhetit që kanë për shpenzime administrative”.
Ska shance qe te zhbehet gjithe kjo reforme historike!
Po sigurisht, se fundja copezim i territorit krijon vec probleme ne organizim te brendshem e te jashtem.
Tani ka shume me shume mundesi per investime ne fonde te medha nqs perfshin nje siperfaqe me te madhe territori, jo si me pare qe per nje projekt duhet te merrje 18 leje te ndryshme nga cdo kryetar komune per nje vend te vogel fare…
Kta monstrat duan vetem korrupsion se kshu i ka hije, duan ta mbajn shtetin te copzuar ne 400 copa qe te vjedhin ca me shume kryebashkiaket e kryekomunaret e PD-se qe bene kerdine 8 vite duke u pajis me televizora neper zyra.
Normal qe nuk i pelqen organizimi dhe ridrejtimi i fondeve per projekte te sakta!
Reforma teritorjale duhej ne kete vend dhe kjo reforme do rezultoje e suksesshme
Reforma teritoriale ku nje pjese e mir e buxhetit do reduktohet nuk do shkoje me per shpenzime administrative por per ne sherbim te komunitetit
Po ka 25 vjet qe ndarja territoriale ka qene nje organizim gjakderdhes per shtetin, gjithe fondet shkonin ne xhepat e kryetarve te komunave, bashkive etj.
Si mundet qe nje vend me siperfaqe 28.000 m katror te kete nje ndarje prej 390 njesish qe operojne secila me koken e vet?
Kjo reforme eshte gjeja me e mire qe i ka ndodhur organizimit te vendit.
Qenderzimi i pushtetit nevojitet shume ne vende kaq kaotike sic eshte Shqiperia qe smerret vesh i pari me te dytin!
Gjendja para reformes Teritoriale ishte njelloj me NDARJEN E TOKAVE BUJQESORE QE KEMI SOT:
-Nje familje fshatare i ka tokat te ndara ne 10-15 copa nga 1 dynym,qe as i punon,as i vadit,as i kullon dhe as perdor dot mekaniken bujqesore!!
Bota ka ecur perpara se i ka tokat e bashkuara prej DHJETRA HEKTARESH!!!