Veliaj: Mjafton një vesë shiu për të fshirë çdo investim të Bashkisë

19 Maj 2015, 19:32Politika TEMA

Erion Veliaj, kanditat i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, u shpreh sot se javën e ardhshme do të prezantojë një program të detajuar për çdo njësi të kryeqytetit, ku do të jenë të listuara konkretisht ndryshimet që ai do të sjellë në Tiranë.

 Ne do të kemi një program për çdo njësi, ku do të listojmë saktësisht rrugët që do të prekim, kopshtet e çerdhet, ndriçimin, në mënyrë që njerëzit ta kenë sa më të qartë se çfarë do të bëjmë. Kjo është fushata jonë larg barcaletave”, tha ai gjatë takimit të pasdites me banorët e njësisë 5.

Veliaj tha se shiu i sotëm ishte një kujtese e situatës që kemi kaluar në Tiranë në këto 4 vitet e fundit. “Ju e dini mirë se mjafton një vesë shiu për të shplarë edhe vijat e fundit të bardha që Bashkia priti 4 vite për t’i bërë. Aq qesharake është bërë kjo situatë ku çdo investim e merr shiu i parë, sa edhe kandidati rival na dha të drejtë kur tha këta as bojë nuk dinë të zgjedhin, këta as poça nuk dinë t’i ndërrojnë, as kapak pusete. Por pika ku ne ndryshojmë nga kandidati tjetër është se ne besojmë që ekipi që e solli Tiranën në këtë derexhe nuk mund të jetë i njëjti ekip që të marrë dhe 4 vite të tjera për të rregulluar Tiranën”, deklaroi ai.

 Veliaj tha se zgjedhjet e 21 qershorit janë zgjedhje për familjet tona. “Mijëra familjeve në 2011 u premtoi hipotekën në dorë. Zero, asgjë nuk u dhanë”, tha ai.

15 komente në “Veliaj: Mjafton një vesë shiu për të fshirë çdo investim të Bashkisë”

  1. hedi says:

    tirana ka nevoje oer njeres qe punojne jo si luli qe na shkateroj qytetin

    1. andi says:

      tirana ne kto 4 vjet te bashes vetem parazitizem ka pare asnje pune nga ai. pa folur me shume per premtimet qe ka mbajtuar!

      1. abilaliaj says:

        kur bie kjo vesa mire qe fshihen gjithe punet po permbytet gjithe tirana. edhe kte e kemi pare ne shume raste ne tirane. kjo eshte shembylltyra e punes se bashes ne 4 vjet administrim te tiij te bashkise se tiranes!

        1. milanisti says:

          ME ne fund qe koha e bashes po merrr fund. me fund qe tirana do kete nje kryetar te ri bashkie edhe ai nuk do jete me nga partia atij. me fund tirana do shkoj ne drejtimin e duhur!

    2. Alma says:

      Po sigurisht, jane investime boshe te bera me bojra uji!
      Ky kryetar eshte vete i bere me bojra uji qe fshihet me nje te shplare!
      Shyqyr po zhduket e sbesoj ta kete te gjate edhe si kryetar partie!

      1. Arjeta says:

        Veliaj eshte nje i ri plot energji qe e ka treguar veten qe di te punoje me ngulm e ka tejkaluar gjithe veshtiresite qe ka hasur perpara!
        Per mendimin tim eshte kandidati perfekt per te ndryshyar fytyren e Tiranes ne 360 grade!

    3. Keidi says:

      Aq qesharak eshte bere lulushi sa edhe kandidati per ta zevendesuar e tall..

    4. Toni says:

      Tpakten Eri ka bere dy tre gjera konkrete si minister dhe besoj do bej me shume per bashkine se eshte me e lehte per ta menaxhuar e mbaron pune me shpejt.

      1. Rimi says:

        Lulja esht per ti ra me shkop mjes drek dark. Me rob i shpif e i ndyr qe esht, fiks pasardhi i Saliut!!!!

    5. gert says:

      Jo vetem vizat e bardha te kalimtareve por ajo qe eshte me e rendesishmja eshte se permbytet i tere qyteti. Vec ketyre ne kryeqytet mungojne edhe kazanet e plehrave e kapaket e pusetave.

    6. soni says:

      po tirana nuk u bo per 3 vjet.po edvin rama ca boni per 11 vjet pervec se e ktheu ne nje kaos total.tirana e humbi hijen e saj.qytetaret e tiranes nuk mund tiu besojne me ketyre palokandidateve qe rama propozon.

    7. gert says:

      Tirana ka kater vite qe eshte lene ne meshire te fatit. Per investime as qe mund te flitet, qyteti eshte lene pas dore nga kryebashkiaku aktual i cili nuk ka mbajtur asnje nga premtimet e dhena.

  2. silvi , says:

    po normal se kryeqytrti nuk ka kryetar bashkie tirana mbeshtet Erin

  3. Emigrant says:

    Luli pune te mira nuk di te beje por te keqia ben dhe keto te keqia qe ben ka aftesine ti trumbetoje si arritje. Te pakten keshtu thote ne televizor.

  4. Albi says:

    Ndersa “investimet” e tua as nje vese nuk i fshin se nuk ekzistojne, je pasuruar duke organizuar festa dhe aktivitete pa fund duke ja dhene vllait tend te gjitha fondet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje