Dako: 0 taksë për 3 vjet kush investon mbi 1 milionë euro në bujqësi

20 Maj 2015, 11:41Politika TEMA

Kush investon mbi 1 milion euro në bujqësi me projekte serioze dhe punëson mbi 30 punonjës do të ketë zero taksën vendore për tre vjet.

Ky ka qenë zotimi që ka marrë kryebashkiaku Vangjush Dako gjatë vizitës që ai ka zhvilluar në një fermë të rritjes e mbarështimit të lopëve në zonën e Manzës.

Kreu i Bashkisë së Durrësit iu ka bërë thirrje sipërmarrësve të kthejnë vëmendjen dhe të investojnë në bujqësi, pasi në sipërmarrje të tilla mund t’i vjelin shpejt frytet e investimit, duke u bërë gjithashtu, nismëtarët dhe nxitësit e një zhvillimi të shpejtë të bujqësisë.

Po kështu, në një takim me fermerët në një nga fermat e zonës së Sukthit, Dako u angazhua për të vënë në funksion rezervuarin e Tarinit, duke siguruar një fond prej 10 milion lekësh në mënyrë që të marrë zgjidhje problemi i vaditjes së këtyre tokave bujqësore.

Dako kërkoi nga bujqit e zonës Rrushkull, Perlat, Kullë e Ishëm, që ta drejtojnë vëmendjen tek vreshtaria dhe ullinjtë, të cilat janë kulturat që janë kultivuar tradicionalisht në këtë zonë.

Gjithashtu, Dako deklaroi se në sajë të punës që po bëhet nga ana e Qeverisë, në fillim të vitit të ardhshëm do të kryhet edhe regjistrimi hipotekor i tokave bujqësore, që është edhe një nga kërkesat kryesore të këtyre banorëve.

Kështu, brenda periudhës Janar-Shkurt 2016, Dako garantoi fermerët se do të shpërndahen çertifikatat e pronësisë së tokës pas një mungese 20-vjeçare.

Kryebashkiaku Dako deklaroi se për të garantuar tregun e produkteve bujqësore do të hapet një pikë qendrore grumbullimi për të gjithë këtë zonë që do të lehtësojë ndjeshëm nxjerrjen të treg të produkteve bujqësore për fermerët.

Dako u angazhua edhe për krijimin e Inspektoratit të Arave, si një kërkesë e kahershme e fermerëve të kësaj zone.

3 komente në “Dako: 0 taksë për 3 vjet kush investon mbi 1 milionë euro në bujqësi”

  1. TEA says:

    Eshte nje nisme mjaft e goditur kjo e Z. Dako. Shume lider dhe politikan te njohur ne mbare boten kane llogjiken e duhur , kurse Shqiperia ka Vangjush Dakon. Investimet ne buqesi jan kyc , sepse rritja e pordhimit buqesor ndikon menjehere ne rritjen e ekonomise e per pasoje ne rritjen e cdo fushe tjeter. Durresi ka lulezuar kto vite fal Vangjush Dakos dhe eshte e sigurt e ardhma e arte e Durresit ne duart e Vangjush Dakos.

    1. sit... back..and relaks →→→ says:

      MBI 1 MILION EURO INVESTIM NE BUJQESI MUND TI BEJNE VETEM KOPMANITE E POLITIKANEVE TE TIPIT DRITAN PRIFTI, TOM DOSHI, DUKA, ETJ SI KETA. ME NJE FJALE PO I HQEIN TAKSEN VETES PER 3 VJET.

  2. Leo says:

    Vangjush Dako po mendon vertet per te miren e Durresit. Une e mbeshtes me shume entuziazem kete investim pasi do të jetë një faktor shumë i rëndësishëm rritjeje për bujqësinë, për punësimin dhe eksportin, sigurisht edhe për mirëqenien.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje