Roshi: Lulzim Basha si Donkishoti i Tiranës

19 Maj 2015, 20:23Politika TEMA

Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, i cili më 21 Qershor kërkon një mandat të dytë si drejtues lokal, ka deklaruar se investimet në lagjet e qytetit dhe fshatrat që do i bashkohen bashikisë së re do të vazhdojnë me ritme të shpejta, ashtu siç ka ndodhur në dy vitet e fundit me mbështetjen e Qeverisë.

Në takimin me banorët e lagjes nr.5, Roshi tha se në 4 vitet e ardhshme do të bëhet i mundur asfaltimi dhe ndriçimi  i çdo rruge të Kavajës, duke prekur  natyrisht edhe rrugët e fshatrave.

“Ne e dimë shumë mirë se sa punë kemi bërë në Kavajë dhe sa shumë punë kemi ende për të bërë. Me mbështetjen e qeverisë, Kavaja ka avancuar drejt qyteteve elitare të Shqipërisë. Unë ju premtoj se në mandatin e dytë do të asfaltohet dhe ndriçohet çdo rrugë e qytetit”, tha Roshi.

Ai u është përgjigjur edhe akuzave nga Tirana, që bëhen në drejtim të tij, duke u shprehur se ai jep llogari vetëm përpara qytetarëve të Kavajës.

Kandidati i mazhorancës, e ka krahasuar kreun ne PD-së, Lulzim Basha, me Don Kishotit, që sipas tij, ka premtuar më kot ndërtimin e tramit për kryeqytetin.

“Sa i përket Don Koshitetit të Tiranës, Elvis Rroshi nuk bënë as tram as metro, por bën punën që kanë nevojë qytetarët e Kavajës. Dhe për të më gjykuar, më gjykojnë qytetarët e Kavajës”, u shpreh Roshi.

Kryebashkiaku i Kavajës ka theksuar se ndryshe nga kundërshtari i tij, ai nuk ka kohë të humbasë me politikë, por duhet të jetë 24 orë në shërbim të qytetarëve dhe te Kavajës.

6 komente në “Roshi: Lulzim Basha si Donkishoti i Tiranës”

  1. Zigur Qarri says:

    Mjer Selmani Nënës,kë te qaje me pare!
    Politike me ndriçimin dhe rruget!Sa klime te pershtatshme ke krijuar per lulzimin e bizneseve,thithjen e kapitaleve dhe sa vende pune ke hapur per 4 vite?-keto jan te rendesishme dhe jo politike komunalje dhe rruga-ura!Pastaj tjetra,eshte e vertete qe je denuar ne Zvicerr per trafik droge dhe ke vetem arsimin 8 vjeçar?Nese nuk eshte e vertete,kundershtoi publikisht akuzat qe te behen.

  2. nje mik says:

    Sa bukur ka fol Roshi!!!
    Djale me kulture, me siguri e ka perdor “Don Kishotin” per te mbajtur deren…
    Pyeteni Elvisin kush e ka shkruajt, se mbase e gjen qe autori eshte Gaqo Bushaka dhe emri i plote i vepres eshte “Don Kishoti dhe Bubi Kacurrel”:)

  3. lili says:

    I denuar ne svicer per rroge,i votuar nga aleanca per shqiperine evropiane!
    Cherchez l’erreur!

  4. anisa says:

    Te erdhi goja ty o cuni “i gjonave te imta”, cpune ke ti qe natarrohesh me letersine mer burre se keni Blushin per ate pune mer e shit noi kile miell aty bej ate qe di te besh me mire.

  5. niku says:

    “O Roshi” se ti e ke problem dhe me emrin jo per gje. Nese ke lexu noi liber ti ne jeten tende atehere ke te drejte ten a thuash ca dmth donkishot, apo e ke me degjume ti.

  6. denisa says:

    o Rosh kur flet ti dhe je akoma ne politike dhe kandidat e besoj qe partia socialiste dhe edi rama eshte si “”Nene Tereza””

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje