Halim Kosova: Ok debatit publik me Veliajn, por vetëm me projekte konkrete

19 Maj 2015, 20:00Politika TEMA

Më në fund Halim kosova, kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, ka pranuar ballafaqimin në një debat publik me kandidatin e ASHE-së Erjon Veliaj.

Pas disa ftesave publike që Veliaj i ka drejtuar Kosovës dhe refuzimit të këtij të fundit me argumentin që është koha për punë dhe jo për llafe, kandidati i PD duket se ka ndryshuar mendje.

Kosova ka pranuar sfidën e rivalit të tij Erjon Veliaj për një debat publik, me projekte konkrete dhe i bëri thirrje Veliajt, se e ka gati në fushën e betejës sepse nga 21 qershori, nuk do të dalë i humbur.

“Mua më hyn në punë që në çdo moment të ditës e të natës, i përballur me shumë halle të mendoj një zgjidhje. Nuk është koha  për llafe boshe e batuta.

Nëse është fjalë për të debatuar për një projekt në të mirë të qytetarëve më ka në fushë të betejës e nuk dal pa fitore”, tha Kosova gjatë një takimi të sotëm elektoral.

Ndërsa ka premtuar se do të realizojë menjëherë sapo të fitojë më 21 qershor, projektin e kryetarit Basha për stacionin multimodal, Halim Kosova theksoi se kurrë në krye të bashkisë nuk do të lejojë që përplasjet politike ti vuajnë qytetarët.

Nuk e mendoja kurrë që do të bllokohej për kaq kohë. Pa diskutim që në bazë është lufta politike. Dhe ky është shembull sesi politika duke bërë debate të panevojshme krijon probleme në kurriz të qytetarit. Janë 3 gjera duhet shumë të thjeshta. 1 tabaka, një palë gërshërë dhe nje shirit blu a lejla a të kuqe dhe një burre për ta prerë”, u shpreh Kosova.

7 komente në “Halim Kosova: Ok debatit publik me Veliajn, por vetëm me projekte konkrete”

  1. Patrillo says:

    Tash ja fute pordhes o Halim se po flet qesim. Ka lezet kur shiritat i presin femrat mbasi eshte shenje respekti per to, ndersa ti thua ti presin burrat, po cilet burra,burat si lul basha? u mortja qe se mer o halim, lulushken tend.

  2. BRUNI says:

    BRUNI

    Sigurisht I nderuari dhe i rrespektuari Dr.Halim kosova eshte nje njeri qe vepron me shume mencuri dhe pret qe te gjeje Kohen dhe momentin e duhur qe te perballet me cdo njerin qe kerkon, ska nevoje qe te nxitohet sepse gjithmone i nxituri i humburi sic eshte Z.Erion Veliaj.

  3. antishpellar says:

    Teme kryesore e debatit duhet me qene arritjet imagjinare te lulushit.Jam i idese qe halimi te vije me tram ne debat.Ky veprim do i beje me te besueshem si parti.

  4. Amaraldo Golemi says:

    Mesazhi I ketij njeriu puntor eshte I thjeshte, nuk ka rendesi se kush e pret dhe cfare ngjyre ka shiriti, rendesi ka te behet, te happen vendet e punes dhe te ecet perpara ne projektin e radhes.Njeriz te tille I duhen komunitetit.

  5. NJE MILION QELBESIRA says:

    hahhaA DO TE JETE NJE DEBAT MES NJE SHITESI I FICAVE DHE DOKTORIT-KU SHITESI I FICAVE KA PERKRAHJEN E CA DELEVE TE PS CE EDHE NESE DEL HUMBES NE DEBAT ATA E SHPALLIN FITUES

  6. kaqi i zi antikomunist says:

    Barsaletat me te bukura halemi i ka lene per ne fund.Ne nje pike e imiton fort bukur usta lulin e tij.Kur luan rolin e budalles eshte shume i ngjashem me te.Vetem nje pyetje kisha.Partia e pedes ku ti je goxha me pozite ,mban ndonje pergjegjesi per , asgjene , qe ka bere luli apo ti jeton ne bote tjeter dhe nuk te ben pershtypje .Do apo nuk do shqupi ,pertacia dhe budallalleku i lulit ne drejtimin e kryeqytetit jane kaq te dukshme sa fitorja e te majtes me veliajn do jete me derrmuese se ne 2013.Erjon perpiqu te nisesh sa me pare punun se tirane ka probleme pa fund.

  7. vladimir mezini says:

    Z.kosova te sugjeroj mos e premto Tramin se edhe Lulzimja epremtoj Tramin por na bani Trapin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje