Veliaj prezanton kontratën me 10 pika për biznesin e vogël: “Mbështetje për ngritjen e bizneseve të reja në Tiranë”

20 Maj 2015, 11:56Politika TEMA

Erion Veliaj, kandidat i së majtës për Bashkinë e Tiranës, prezantoi sot kontratën me 10 pika të programit të tij me biznesin e vogël, duke deklaruar se do të mbështesë me çdo mjet dhe mënyrë ngritjen e bizneseve të reja në Tiranë apo zgjerimin e bizneseve ekzistuese.

 

Sipas tij, kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës nuk i mbajti premtimet e bëra në 2011-ën për biznesin e vogël. Ai tha se Bashkia Tiranë ka qenë inekzistente lidhur me orientimin dhe zhvillimin e sektorit të biznesit.

 

Më pas, Veliaj renditi 10 pikat e kontratës së programit të tij për biznesin e vogël. “Kjo platformë është platforma më e mirë për debat. Ende po pres platformën e kundërshtarit, të cilin e ftoj në debat që nëse, meqenëse dje tha një Po me gjysmë zëri”, deklaroi Veliaj.

 

Kontrata me 10 pika për biznesin e vogël:

 

1. Themelojmë Këshillin Ekonomik të Tiranës, si një forum bashkëpunimi mes biznesve dhe pushtetit lokal.

2. Krijojmë Fondin Lokal për Nxitjen e Punësimit, duke bashkëpunuar dhe koordinuar me Shërbimin Kombëtar të Punësimit, si njohës më i mirë i dinamikave të tregut lokal të punës.

3. Themelojmë Agjencinë e Administrimit Ekonomik, e cila do të ofrojë konsulencë falas për orientimin e aktivitetit ekonomik lokal dhe do të ndërmjetësojë bizneset lokale.

4. Vendosim një kuotë 30% për shpërndarjen vjetore të kontratave/prokurimeve në sektorin e biznesit të vogël e të mesëm për të nxitur zhvillime pozitive në këtë sector.

5. Ofrojmë ndërmjetësim falas tek institucionet financiare të mikrokredisë për bizneset lokale.

6. Organizojmë “Konkurs vjetor me ide novatore” dhe mbështesim dhe financojmë idetë më të mira për bizneset e reja.

7. Thjeshtojmë procedurat e taksimit dhe aplikimit për leje e liçenca.

8. Garantojmë trajtimin e barabartë dhe transparencën për të gjithë bizneset që operojnë në Tiranë.

9. Themelojmë qendrën e artizanëve për të mbështetur biznesin e vogël artisan, e cila do të promovojë produktet e artizanëve.

10. Hartojmë një paketë të plotë për të mbështetur bizneset që eksportojnë.

5 komente në “Veliaj prezanton kontratën me 10 pika për biznesin e vogël: “Mbështetje për ngritjen e bizneseve të reja në Tiranë””

  1. buffon says:

    Projekte konkrete. Tirana dhe qytetaret e saj kane kater vite qe jane lene ne harrese. Asnje investim nuk eshte kryer ne kryeqytet. Shpresojme shume se z. Veliaj do beje dicka, ka vullnetin, vizionin dha aftesine per te bere pune te mira ne kryeqytet.

    1. gjyshja says:

      Besimplote se do drejtoje me pergjegjesi Bashkine e Tiranes. Puna e mire e bere ne Ministrine e Mireqenies Sociale dhe Rinise deshmon per aftesite drejtuese e menaxhuese te kandidatit Erion Veliaj. Ka ardhur momenti qe ne Tirane te rikthehen investimet si edhe tu rikthehet vemendja qytetareve.

      1. Andos says:

        Puno per Tiranen ashtu si ke punuar ne ministri dhe do jesh i nderuar. Vec ketyre pikave per biznesin ne Tirane ka edhe mjaft te tjera. Ne Tirane mungojne kazanet e plehrave, kapaket e pusetave, trotuaret jane zaptuar nga shitesit ambulante etj. Ka mjaft problematika shprsoj qe z. Veliaj tia dale.

  2. Ana says:

    Lesh me qime moj Fatime………………

    Soft soft soft dhe vetem soft. Nuk mbushet barku me buke me nderhyrje

    soft.

  3. caku says:

    ore ne na vrasin taksat sigurimet dhe cmimi i energjise . ti flet sikur jeton ne Paris!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje