Ka mbyllur sot punimet konferenca e 43-të rajonale e Interpolit.
Në këtë Konferencë, mori pjesë Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako, i ftuar në cilësinë e dyfishtë të Presidentit të Shoqatës së Shefave të Policive të Evropës Juglindore (SEPCES) dhe të Drejtorit të Policisë së Shtetit të Shqipërisë.
Gjatë konferencës së 43 rajonale të Interpol u diskutuan, ritheksuan dhe miratuan pritoritet kyçe të veprimtarisë së Interpolit.
-U prezantua projekti INTERPOL 2020, ku Lufta Kundër Terrorizmit, Lufta Kundër Krimit Kibernetik dhe Lufta Kundër Krimit të Organizuar janë pjesët thelbesore të këtij projekti.
-U diskutua dhe miratua aktiviteti i Interpolit gjatë viteve 2013-2014.
-U prezantuan praktikat më të mira në luftën kundër krimit të organizuar dhe llojet më të sofistikuara të krimeve financiare e kibernetike në vechanti dhe të krimeve të tjera në përgjithësi.
Në përfundim të konfrencës u miratuan të gjitha pikat e përcaktuara në axhendën e konferencës si dhe prioritetet e Interpolit për periudhën 2014- 2016, të tilla si:
-Miratimi i planit te biznesit të Sekretariatit të Interpolit 2014-2016, në kuadër të prioriteve të Interpolit.
-U miratua projekti INTERPOL 2020.
-U zgjodh Komiteti Europian i Interpol mbi bazën e votës ku vendet e zgjedhura do të jenë: Gjermania ,Hollanda, Finlanda, dhe Bosnjë -Herzegovina:
-U përcaktuan vendet që do të presin dhe zhvillojnë konferencat e ardhshme rajonale Europiane të Interpol, si Republika Çeke në vitin 2016 dhe Austria në vitin
Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako, para fillimit të punimeve të konferencës, zhvilloi një sërë takimesh dypalëshe të tilla si: takimin me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Rumune Z. Petre Toba, me Sekretarin e Pergjithshëm të Interpolit, Z. Jurgen STOCK, me Drejtorin e Përgjithshëm të Qendrës për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC) në Bukuresht, Rumani, z. Gurbuz BAHADIR, si dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë ÇEKE Z.Tomas TUHY.
Në të gjithë këto takime theksi u vu tek bashkëpunimi policor në të gjitha fushat për t’iu përgjigjur në mënyrën e duhur fenomeneve kriminale.
Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako konfirmoi se Shqipëria mbetet e angazhuar maksimalisht në këtë drejtim dhe se organizatat ndërkombëtare si SEPCA, Interpoli, Europoli, SELEC, PCC SEE janë pjesë e projektit të Policisë së Shtetit për të arritur objektivin madhor të sigurisë së qytetarëve në të gjithë rajonin dhe më tej.