Policia e Tiranës ka arrestuar dy djemtë e Rrapush Xhaferrit, ish-bosit të firmave piramidale.
Burime policore bënë të ditur arrestimin e Përparim dhe Pëllumb Xhaferrit, të akuzuar për “vjedhje me anë të mashtrimit” dhe “krijim të firmave piramidale”.
Për këto akuza dy djemtë e ish-bosit të firmave piramidale janë dënuar me 9 dhe 10 vite burg dhe ishin në kërkim prej disa vitesh.
Gjykata e Tiranës pushoi disa vite më parë gjyqin ndaj Rrapush Xhaferrit për shkak të vdekjes së tij.
Ndërsa tre djemtë e tij u dënuan në total me 28 vjet burg, por vetëm Asllan Xhaferri kreu dënimin e tij, ndërsa në 2014 iu drejtua Gjykatës së Lartë për rekurs, duke deklaruar se nuk ka mundësi të paguaj 12 milionë dollar detyrime ndaj qytetarëve shqiptarë.
Rrapush Xhaferri u shpall debitor pas vdekjes per shumen 1 miliardë e 227 milionë lekëve dhe ky detyrim qindra milionesh, ligjerisht duhet të kthehet nga trashëgimtarët e tij.
KU ESHTE ZENI SALES????