Naco i kërkon Nishanit pezullimin e gjyqtarit Qani Hasa

20 Maj 2015, 13:13Kronika TEMA

Ministri i Drejtësisë i kërkon Presidentit Bujar Nishani, njëherësh dhe kryetar i KLD-së pezullimin e gjyqtarit të gjykatës së rrethit të Elbasanit, Qani Hasa.

Gjyqtari Hasa akuzohet për fshehje dhe deklarim te rreme te pasurisë, si dhe korrupsion pasiv dhe kërkesa për pezullimin e tij pritet të jetë pjesë e rendit të ditës së mbledhjes më të afërt të KLD-së.

Ministri i Drejtësisë ka ripërsëritur gjithashtu kërkesën për plotësimin e nënkryetarit të KLD-së, vend i cili vijon të jetë bosh që prej shkarkimit të Elvis Çefës nga Kuvendi

Gjykata e Tiranës më 8 Maj urdhëroi pezullimin nga detyra të gjyqtarit deri në përfundim të hetimeve.

Kërkesa erdhi nga prokuroria pasi ILDKP-së në nëntor të 2014 pas kontrollit të plotë i deklaratave të pasurisë të gjyqtarit Qani Hasa dhe prokurorit Petref Asllani ka rezultuar se në bashkëpunim me njeri – tjetrin kanë hartuar kontrata fiktive e të falsifikuara me qëllim përfitimin e një kredie me kushte lehtësuese nga Enti Kombëtar i Banesave.

Gjyqtari Qani Hasa, pas proces-verbalit të pyetjes në ILDKPKI i ka ofruar para Inspektorëve të çështjes me qëllim mbylljen e problemeve të konstatuara gjatë kontrollit të plotë.

3 komente në “Naco i kërkon Nishanit pezullimin e gjyqtarit Qani Hasa”

  1. zef says:

    Qani Hasa kolon “turk” alldup

  2. Kristi says:

    Rilindja e mashtrimit , korupsionit, dhe krimit ben poshtersine radhes por kesaj here ne KLD ! Shtirja e Nacos dhe vendosmeria e Nishanit tregojne se Mazhoranca vazhdon te beje avazin e perditshem ! Te besh deklarim dhe tja fshishe apo tja deformoshe eshte kulmi ne nje shteti cili aderon per tiu bere pjese e BE ! Naco ka deshmuara se ne keto 18 muaj nuk e ka luftuar kimin me pushtetin por e ka forcuar edhe me shume !

  3. anananananaanana says:

    Ministri i kerkon KLD o propagandues leshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje