Në Drejtorinë e Policisë së Shtetit sot u zhvillua një takim mes përfaqësuesve të Ministrisë së Brendshme Italiane, Policisë së Shtetit dhe Komandës së Përgjithshme të Guardia di Finanza, me synim përcaktimin e modaliteteve për zhvillimin e misionit të monitorimit nga ajri me avionë të posaçëm për identifikimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike Canabis sativa.
Në këtë takim ishin të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike, Altin Qato, si dhe drejtues të tjerë të strukturave të luftës kundër drogës dhe të bashkëpunimit policor ndërkombëtar në Policinë e Shtetit.
Ndërkohë delegacioni italian përbëhej nga funksionarë të Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe të Komandës së Përgjithshme të Guardia di Finanza, si dhe drejtues të Misionit Interforze të Policisë Italiane në Shqipëri.
Po ashtu i pranishëm në këtë takim ishte dhe Drejtuesi i Misionit PAMECA IV Giorgio Butini.
Në fokus të këtij takimi ishte përcaktimi i modaliteteve të monitorimit të territorit përmes avionit të posaçëm vënë në dispozicion nga Policia Italiane, masat për kontrollin e territorit pas identifikimit të sipërfaqeve të kultivuara, me qëllim asgjësimin e tyre, mënyra e raportimit të përbashkët për rezultatet, si dhe diskutimi mbi masat e sigurisë gjatë operacionit.
Gjatë këtij takimi Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike, Z Qato, Gjeneral Brigade Antonio Iraso nga Komanda e Përgjithshme e Guardia di Finanza, si dhe Drejtues i parë Dr. Carlo Verdiglione përfaqësues i Ministrisë së Brendshme-Policisë së Shtetit Itali, e cilësuan si mjaft të suksesshëm dhe të frytshëm bashkëpunimin e realizuar dhe operacionet e zhvilluara gjatë vitit të kaluar, ku u arritën rezultate mjaft domethënëse në kuadër të luftës kundër kultivimit të bimëve narkotik.e
Qato theksoi faktin se vitin e kaluar Policia e Shtetit e realizoi prioritetin për heqjen e Shqipërisë nga harta e kultivimit të bimëve narkotike dhe kjo u arrit falë angazhimit të gjithë strukturave të Policisë së Shtetit, por edhe bashkëpunimit shumë të frytshëm dhe rezultativ me palën Italiane.
Po ashtu Z. Qato, gjatë këtij takimi bëri edhe një ekspoze të planit të veprimit, lidhur me hapat që do të ndiqen për monitorimin dhe kontrollin e plotë të territorit, plan i cili po zhvillohet me një intensitet të lartë, ku deri në këto momente nga strukturat e policisë janë asgjësuar mbi 59.000 bimë narkotike kanabis sativa.
Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike konfirmoi dhe një herë vullnetin e plotë dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme për asgjësimin e çdo parcele të kultivuar me bimë narkotike dhe vënien para drejtësisë së autorëve të këtij kultivimi. Këtij qëllimi do ti shërbejë dhe bashkëpunimi me autoritetet ligjzbatuese italiane.
Megjithë angazhimin që strukturat e Policisë së Shtetit do të kenë për të garantuar zhvillimin në siguri të plotë të procesit zgjedhor, për asnjë moment nuk do të reshtin detyrat që ato kanë për kontrollin e plotë të territorit, grumbullimin e informacioneve, identifikimin e sipërfaqeve të kultivuara më bimë narkotike dhe asgjësimin e tyre, – theksoi Z. Qato.
Pjesëmarrësit në këtë takim theksuan faktin se të gjitha rezultatet e arritura në kuadër të këtij operacioni do të bëhen të ditura hap pas hapi në transparencë të plotë për mediat dhe përmes tyre dhe për publikun.
Me përcaktimin e modaliteteve tashmë së shpejti, ku do të nisë dhe monitorimi përmes avionit, proces i cili do të pasohet nga veprimet në terren të forcave vendore të policisë të mbështetura nga forcat speciale, me qëllim asgjësimin e sipërfaqeve të konstatuara.
Mbështetja e dhënë nga Ministria e Brendshme Italiane, Policia Italiane dhe Komanda e Përgjithshme e Guardia di Finanza, përbën një kontribut të rëndësishëm në hapat e ndërmarrë nga Policia e Shtetit për të goditur me vendosmëri kultivimin e bimëve narkotike.
Nga kronika “Shteti i terrorit ne konsolidim”. Jeta nuk eshte me e individit, por prone e padiskutueshme e shtetit!
Kjo eshte diktatura e pakices se pasur mbi shumicen. Me pak fjale nga diktatura ne diktature!
TURP, TURP, TURP!
Na çanë t…., legalizojeni atë mut bime që të kënaqen të gjithë dhe ti marri leket buxheti, jo mafiozët