“Ringjallen” parrullat komuniste për “shokun Enver Hoxha” në Himarë

20 Maj 2015, 10:10Kronika TEMA

Rikonstruktimi i fshatit Kudhës në Himarë ka “ringjallur” parrullat e komunizmit.

Në fshat janë shtruar rrugicat dhe është vendosur ndriçimi.

Gjithashtu, është rikonstruktuar edhe godina qendrore e fshatit.

Por, nga kko godinë nuk janë fshirë parrullat komuniste “Rroftë komandanti i lavdishëm, shoku Enver Hoxha” dhe “Të vëmë në jetë vendimet historike të Kongresit të 9-të të PPSH”.

Këto të fundit, me vendosjen e ndriçimit tashmë janë bërë më evidente dhe mund të duken edhe natën.

13 komente në ““Ringjallen” parrullat komuniste për “shokun Enver Hoxha” në Himarë”

  1. shvejk says:

    Nuk e kuptoj ku eshte lajmi. Perderisa eshte nje parti e ligjshme ka te te gjitha te drejtat ashtu si partite e tjera.

    1. plaku says:

      shvejk,
      M.gj.se PPSh ishte nje fatkeqesi per Shqiperine, jam dakord me ty. M.q.s kjo eshte nje parti e ligjshme dhe merr pjese ne zgjedhjet lokale dhe politike ka te drejten e saj qe te beje edhe ajo si partite e tjera. Ne te kundert do te benim siç Benin komunistet ne kohen e tyre.

      1. Mbreti i Epirit says:

        Bravo!!! Enveri ka ber per Shqiperin sa 30 Kryeministra pas 1990!!

  2. eda says:

    Qendra e ketij fshati eshte bere shume mire qe eshte rikonstruktuar, por me keto parrullat eshte tepruar me duket.

  3. Blushi says:

    PPSH, per 25 vjet beri tere ato ndryshime ne Shqiperi, ndersa PD per 25 vjet shkaterroi gjithcka. Atehere kush eshte me pro shqiptare, PPSH apo PD?

  4. sefer ziu says:

    Shvejk! keta padronet e demokracise moderne te martesave gay si kryeministri Luksemburgut, apo sisat e lopes se ministres franceze qe duan ta mbane rinine e gjithe botes skllave dhe njerezimin injorante, lirite dhe te drejtat e njeriut nuk i shikojne tek morali, nderi dinjiteti, respekti, zbatimi ligjit njesoj per te gjithe, por keto i duan vetem per vete te tyre, ndersa turma ti nenshtrohet vullnetit te heshtur te tyre. Ti me te drejte e ngre problemin: a ka nje parti komuniste ne Shqiperi legjitime? Po; atehere çfare do qe flet dhe shkruan per parrulat e komunizmit? Ashtu si pd-istat kane heroin legjendar Sali Berisha, ashtu dhe komunistat kane heroin legjendar Enver Hoxha. Eshte tjeter pune se kush vrau me shume e kush me pak, kush vodhi me shume e kush me pak, kush e tradhetoi me shume ardheun e kush me pak, kush i ka share me ndyre shqiptaret e ndershem e kush i ka perkedhelur…Keto jane probleme te analizave, por keto media te qelbura si vete njerezit qe dalin e flasin keshtu , i sherbejne perçarjes per ti poshtruar dhe shypur njerezit dhe mendimet e tyre. Eshte fatkeqesi e mendimit, por me shume e veprimit te tyre ne kundershtim me ate qe trumbetojne vete per liri dhe demokraci. Eshte poshtersi dhe poshtersite i bejne njerezit e poshter. Valle keshtu do te vazhdojme?!

  5. ushtari i mire says:

    Shvejku ke qene ne kongresin e nente ti byrazer? Keni mbetur sikur ato shpellaret e Platonit ne kerkim te hijeve te veta qe nuk kuptojne qe c’ka ka perjashta se jane me fytyre nga terri i shpelles. Na moren frymen keto komente, nje dite dominojne terroristat e Erdogan-ISIS, nje dite nostalgjiket e komunizmit, ska ba kund vaki! Sa mbarojne doshat fillojn kokoshat.

  6. Uji i ftohte says:

    Ku eshte dallimi ne mes ,,atij,,dhe ,,ketyre,,?

  7. padrino says:

    Fatkeqësi, për Shqipërinë, është partia demokratike e salushit dhe e bashovicit .atë shtet që bëri PPSH, këta legenat sotëm që na qeverisin sot 25vjet të shkuara, se bëjnë dot.

  8. shvejk says:

    Degjo ktu ti ushtari i mire : une e kam jetuar ate kohe dhe te them te drjten nuk e kam provuar si sot as papunesine, as krimin, as arsimin apo shendetesine me pagese. Ashtu si edhe ti ne vitet 90 kerkova ndryshimin por ama ne drejtimin pozitiv jo ne ate negativ. Neqoftese atehere mungonte liria e shprehjes dhe mendimit ,dhe kjo ishte e gabuar , atehere pse sot ti dhe te ngjashmit e tu kerkoni te njejten gje? Kjo mua me teper se drejtesi me tingellon si hakmarrje. Ne mund ti korigjojme gabimet e se kaluares vetem duke mos i perseritur ato ne te ardhmen, perndryshe asgje nuk kemi mesuar nga historia . Me vjen keq ushtari i mire por midis ne te dyve ai qe mendon si Enverist je ti jo une, pershendetje.

    1. Shoku i zhvejkut says:

      Po shvejku e kerkuam ndryshimin por jo me hakmarrje. Ti nuk e din cfare konceptit kam une per hakmarrjen. Po drejtesine e dua, por jo hakmarrjen. Te kishte ardhur demokracia me drejtesi sot njerezit si puna ime dhe e jotja nuk do ishim duke humbur kohen me nostalgjite dhe endrrat e njeri tjetrit.Pseudodemokracia nuk duhet te behet shkak per ringjalljen e tmerreve njerzore. Komunizmi eshte i barabarte me skllaverine. Une do deshirja te menjanoja maskarenjet qr perfituan nga deshira e nejrezve per demokraci dhe jo nje rikthim te komunizmit dhe parullave boshe. Nejse.

  9. gruri says:

    Nese i kane vendosur ato parulla, atehere do te shkoj me gjithe qejf ta vizitoje ate fshat. Ku ka rast me te bukur per te ringjallur dhe njehere, jo Enverin, por kujtimet e femijerise. Bravo, nje iniciative shume e bukur, e cila eshte ndermarre nga te gjithe shtetet e Europes lindore dhe vendasit dhe turistet e adhurojne kete gje.

  10. Flamur_Vlore says:

    ME MIRE PPSH SESA PPDNJ—-1000 HERE ME MIRE ENVER HOXHA SESA VANGJEL DULE—1000 HERE ME MIRE TE VDETUS SESA TRADHTAR!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje