“Djalin e masakruan njerëzit e ish-gruas dhe dy muaj s’doli nga shtëpia, ndaj e vrau vjehrrin”

19 Maj 2015, 09:40Kronika TEMA

Altin Aluku, 39 vjeç, u arrestua një ditë më parë për vrasjen e ish-vjehrrit të vet dhe plagosjen e ish-vjehrrës.

Nënë e 39-vjeçarit, Xhevrije Aluku, ka shpjeguar gjithë rrethanat e ngjarjes.

Ajo thotë për “GSH”, se i biri ishte fejuar para shtatë vitesh me vajzën e viktimës.

Por, vetëm pas shtatë muajsh ata janë ndarë.

E moshuara thotë se kjo ngjarje ishte harruar, por të afërmit e vajzës, sipas saj, e kanë rrahur të birin dy muaj më parë.

Gjithë natën para ngjarjes ka ndenjur në kuzhinë duke pirë raki dhe në mëngjes ka marrë armën, që nuk e di se ku e ka gjetur, dhe ka shkuar atje”, thotë Xhevrije Aluku.

Djali im, Altini, para afro 7 vitesh ka qenë i fejuar me vajzën e Lutfi Xhaferrit, M., me të cilën qëndroi i fejuar rreth 7 muaj dhe më pas u ndanë.

Djali im me vajzën e familjes Xhaferri janë martuar me shkuesi dhe për të bërë këtë fejesë ka ndërhyrë daja i vajzës.

Ne jemi njohur me familjen Xhaferri përmes kësaj fejese dhe kjo ka qenë lidhja që ne kemi pasur me këtë familje”, thotë Xhevrija.

Nuk di ç’të them për këtë veprim të tij.

Para dy muajsh djalin tim e rrahën në rrugë, teksa ishte duke u kthyer nga një ditëlindje e shokut të tij.

Kur erdhi në shtëpi, e kishin masakruar.

Ka ndenjur në shtëpi pa dalë për rreth dy muaj, madje nga e rrahura kishte edhe hemorragji herë pas here.

Djali na tha në atë kohë se e kishin rrahur të afërmit e vajzës me të cilën kishte qenë i fejuar dhe ne kemi dyshimet tona, sepse kur u nda atëherë djali im nga vajza e Lutfiut, daja i vajzës ka ardhur në shtëpinë tonë dhe ka thënë se nuk do e linte hakun pa marrë për këtë histori”, e mbyll ajo./b.l

6 komente në ““Djalin e masakruan njerëzit e ish-gruas dhe dy muaj s’doli nga shtëpia, ndaj e vrau vjehrrin””

    1. daf says:

      pune shqiptaresh … race shpellaresh

  1. sh says:

    Shqipetaret i ndan vec vrasja , alternative tjeter nuk ka per injorancen shekullore. !!!

  2. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Bashkekombasit e mi funksionimi I ligjit I rregullon te gjitha punet por kur do filloj te funksionoj ligji eshte gje tjeter

  3. Opinionisti says:

    Mirë thotë Turkofagos:

    “Punë korrakësh”

  4. Dylqınja e Tobozes says:

    Nga Maqedonıja po fryn era
    Thone se vjen makına me grure
    Por e mbushur eshte me dylbera
    Do te shkarkojne ketu, shyqyr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje