“Të gjitha shtetet rrezikohen njëlloj nga terrorizmi”.
Kështu është shprehur ministri Tahiri në një konferencë të përbashkët me nënsekretaren amerikane t e Shtetit për Sigurinë, Sarah Sewall në përfundim të punimeve në ditën e parë të samitit të vendeve të rajonit, që u mbajt në Tiranë. Ministri i Brendshëm tha se terrorizmi mund të luftohet me dije dhe zhvillim ekonomik.
“Ka detyra që shkojnë përtej kufijve të shtetit, kriminelët, ekstremistët e dhunshëm nuk njohin limite, nuk njohin qeveri. Të bashkëpunojmë për rezultate të qëndrueshme. Të ngemë ekipe të përbashkëta për hetimin e rasteve të tilla. Lufta ndaj terrorizmit duhet të jetë mbi çdo axhendë kombëtare e politikë të ngushtë, i shërben interesit të të gjithve”,- ushpreh Tahiri.
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri kërkoi një bashkërendim e bashkëveprim mes shoqërisë civile, komuniteteve vendore dhe fetare me strukturat shtetërore për të parandaluar përhapjen e ekstremizmit, që sipas tij, është kërcënim i përhershëm.
“Askush nuk është imun nga rreziku i ekstremizmit. Shqipëria duket sikur nuk ka probleme me ekstremizmin e dhunshëm dhe duket se rajoni sot vetëm eksporton luftatarë të huaj, por premisat që ekstremizmi të kthehet në problem në shtëpinë tonë janë aty”- deklaroi Tahiri.
“Terrorizmi luftohet me edukim, arsim, rritje ekonomike – tha Tahiri- që janë armë shumë më efektive kundër cdo force ekstremiste në cdo cep të globit”.
Ndërsa Sewall tha se takimi ishte mjaft produktiv. Ajo shtoi se duhet të hartohet nje strategji ndërkombëtare për luftën ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit.
Tahir,mblidhe soin tend sunit se po lini nam me topa…………
Ministri I tritolit sot me kete deklaraten e bere u kalli temrin shqiptareve ! Duket sikur lufta po afron dhe ne jemi vendi qe e bejme lufyten kopsisim njerez dhe kemi edhe potencialin e madh per te eduakaur njerez me ane te politikave te shtetit apo me ane te komuniteteve fetare ! PSe e perdorin fjalen lufte apo keta te rilindjes e duan nje Gje te tille !