Zgjedhjet Vendore, Naço publikon planin e masave/ Pezullohen lejet shpërblyese në periudhën 21 Maj-1 Korrik

19 Maj 2015, 12:58Kronika TEMA

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka bëre publike një plan masash lidhur me rritjen e sigurisë në sistemin e burgjeve, gjatë periudhës së fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit, ku ndër të tjera është urdhëruar edhe pezullimi i lejeve shpërblyese dhe të veçanta, prej datës 21 Maj 2015 deri më 1 Korrik 2015.

Ministria e Drejtësisë në kuadër të realizimit të një procesi zgjedhor objektiv dhe jashtë çdo ndikimi, ka marrë të gjitha masat e nevojshme për krijimin e kushteve dhe rritjen e nivelit të sigurisë në sistemin penitenciar, me qëllim për t’i paraprirë çdo situate të mundshme të keqpërdorjes së personave me liri të kufizuar.

Fillimisht është urdhëruar pezullimi i lejeve shpërblyese dhe të veçanta për personat e dënuar me burgim dhe të paraburgosurit.

Nëpërmjet këti akti është saktësuar se për periudhën 21 maj 2015 deri më 1 korrik 2015, respektivisht 1 muaj përpara datës së zgjedhjeve dhe 10 ditë pas zgjedhjeve, do të pezullohet dhënia e të gjitha lejeve shpërblyese dhe të veçanta për personat që ju është kufizuar liria, në mënyrë që i gjithë procesi zgjedhor të mos ketë asnjë ndikim nga personat e dënuar apo familjarët e tyre, si formë shpërblimi të aghazhimit të tyre politik.

Kjo iniciativë e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve është ndërmarrë dhe realizuar në përputhje të plotë me të drejtat kushtetuese të shtetasve dhe pa anashkaluar asnjë dispozitë ligjore që ka të bëjë me respektimin e të drejtave dhe lirivie themelore të njeriut duke mos përjashtuar rastet e urgjencës, kur marrja e lejes vjen si shkak i fatkeqësive në familje të personave që ju është kufizar liria, apo për kujdesin e tyre shëndetësor“, thuhet në planin e masave të publikuar nga ministri Naço.

Sipas tij, koha kur në raste zgjedhjesh aplikoheshin leje për personat që vuajnë dënimet për veprat penale që kanë kryer ka përfunduar.

Kur them se kjo kohë ka përfunduar, kam parasysh disa shifra që lehtësisht dëshmojnë për vendimmarrje abuzive, nëse do të bëhëj një analizë krahasimore.

 Kështu, gjatë vitit 2013 janë dhënë 512 leje të veçanta, ndërsa në vitin 2014 janë dhënë vetëm 214, pra krahasimisht më pak se gjysma.

Po ashtu, gjatë vitit 2013 janë dhënë 2133 leje shpërblyese, ku bie në sy fakti që këto leje kanë qenë më të shumta gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2013.

Përsa më sipër, është e qartë, që lejet kanë qenë objekt abuzimi dhe shfrytëzimi për qëllime fushate në të kaluarën.

Gjithashtu, për të siguruar një mbarëvajtja të procesit zgjedhor brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit, një masë tjetër e ndërmarrë në funksion  të procesit zgjedhor është fakti se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka mbajtur kontakt dhe komunikim të vazhdueshëm shkresor me Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku i është kërkuar këtij institucioni marrja e masave për zgjedhjet e qeverisjes vendore dhe përgatitjen e listave të zgjedhësve në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale“, tha Naco.

Një masë tjetër e marrë deri më tani është urdhëri i të gjitha Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale që në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë, si dhe në kryerjen e detyrave funksionale të marrin masat e nevojshme për:

Ndalimin e vënies në përdorim të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të sistemit penitenciar për zgjedhjet vendore të datës 21 qershor 2015, në mbështetje të individëve kandidatë apo subjekteve zgjedhore.

Zbatimin e gjithë urdhërimeve ligjore dhe nënligjore në fuqi, në mënyrë që punonjësit me uniformë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve por edhe stafi civil të mos angazhohet në fushata zgjedhore për përfaqësuesit e subjekteve politike të zgjedhjeve të pushtetit vendor.

Të zbatohen me përpikmëri urdhërimet e Kodit Zgjedhor, me qëllim ndalimin e vënies në dispozicion të materialeve të ndryshme zgjedhore.

Si dhe të ndalohet përfshirja e stafit për fushata zgjedhore brenda IEVP-ve. /gj.k/

 

1 komente në “Zgjedhjet Vendore, Naço publikon planin e masave/ Pezullohen lejet shpërblyese në periudhën 21 Maj-1 Korrik”

  1. TOMORRI says:

    jam plotesisht dakorte por shikoni edhe njerzi qe si jetojne nezonat rurale te skraparit ku ne tomorrice ne cdo fshatNQSmerr rrugen per te vajtur te kesh traktor me zinxhira pasi fuoristrada sdel dotSE SJAN GROP POR PERRENJE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje