FOTOT/ Mesazhet nga Siria, shqiptari i zhgënjyer nga xhihadi vritet nga ISIS: "Ervini nuk është më. Ka shku…Ka vdek"

22 Maj 2015, 17:11Politika TEMA
FOTOT/ Mesazhet nga Siria, shqiptari i zhgënjyer nga xhihadi vritet nga

Nga Aleksandra Bogdani, BIRN

“Bris, aty je se s’mundem të flas me zë. Ervini nuk është më. Ka shku…Ka vdek. E vdekur jam edhe unë”!

Mesazhi i nisur nga një kamp lufte në Siri mbërriti mëngjesin e 4 prillit në telefonin e Brisilda Hasanajt dhe tronditi jetën e saj. Vajza 20 vjeçare, emigrante në Greqi e pati të vështirë të besonte se vëllai i vetëm nuk jetonte më.

“Isha e para që mësova nga kunata ime se vëllai ishte vrarë në Siri. Ajo ka mbetur tani atje, bashkë me dy vajzat e vogla,” thotë Brisilda Hasanaj për BIRN.

Ervin Hasanaj, i identifikuar nga autoritetet shqiptare si një nga 90 xhihadistët shqiptarë në konfliktin sirian është vrarë mbrëmjen e 1 prillit, në rrethana ende të paqarta zyrtarisht. 24 vjeçari ndodhej prej 3 vitesh në Siri bashkë me të shoqen, Nexhmijen dhe dy vajzat e mitura, ndërsa mendohet se luftonte përkrah militantëve të Shtetit Islamik.

Hasanaj është shqiptari i 13 që ka humbur jetën në Siri, por ndryshe nga të tjerët, ai u ndëshkua se u zhgënjye nga xhihadi.

Një burim konfidencial i tha BIRN se dyshohet që 24 vjeçari të jetë vrarë nga vëllezërit e tij myslimanë të Shtetit Islamik. “Dyshojmë se ai ka refuzuar të përfshihej në luftë, ndaj edhe është ekzekutuar,” i tha burimi BIRN.

Një konfirmim i këtij dyshimi, vështirë se mund të mbërrijë në rrugë zyrtare në Tiranë. Megjithatë, një muaj e gjysmë pas vrasjes së Ervin Hasanajt, edhe familjarët e tij janë dyshues dhe të paqartë.

Njësoj si e bija në Greqi, edhe nëna e Brisildës e ka të vështirë të besojë se djali i vetëm nuk jeton më. E veshur me të zeza dhe e vetme brenda një dhome të marrë me qira në periferi të Tiranës, Xhyhere Hasanaj di aq sa i ka treguar nusja e Ervinit në bisedat e shkurtra përmes telefonit.

“Më tha se e kishin vrarë teksa po kthehej në vendin ku ata qëndronin. Ia kishin çuar trupin vetëm për ta parë dhe më pas e kishin varrosur pa praninë e saj,” thotë Xhyherja me lot në sy.

Prania e luftëtarëve shqiptarë në konfliktin sirian ka shqetësuar autoritetet shqiptare dhe ato të huaja përgjatë 3 viteve të fundit. Për t’u përballur me këtë fenomen, Ministria e Brendshme ka krijuar një drejtori të gjerë Antiterrori dhe ka shtuar shkëmbimin e informacionit me Europolin dhe shërbimet partnere perëndimore.

Megjithatë, vrasje si ato të Ervin Hasanajt rrallë zbardhen plotësisht nga autoritetet shqiptare.   I pyetur për vrasjen e fundit në Siri, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaroi se po punohet në bashkëpunim me shërbimet partnere.

“Mbajmë kontakte të vazhdueshme me agjencitë partnere dhe me familjarët e këtyre njerëzve,” u përgjigj Tahiri.

Por në shtëpinë e Xhyhere Hasanajt, askush nuk ka trokitur gjatë tre viteve të fundit për ta pyetur për Ervinin. Për ikjen në Siri, por edhe për rrethanat e vdekjes së tij.

“Askush nga policia apo nga shteti nuk më ka pyetur për Ervinin. Ju jeni e para që vini këtu,” thotë Xhyhere Hasanaj.

Jetimi që u bë xhihadist

Ervin Hasanaj u largua nga Shqipëria drejt Sirisë më 16 janar 2013, së bashku me Diamant Rashën ( i vrarë më 27 dhjetor 2013).  Ai ishte 21 vjeç, por baba i një vajze dhe në pritje të një foshnje të dytë.

Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë se e shoqja e ndoqi në këtë rrugë menjëherë pas lindjes, së bashku me foshnjen 2 muajshe dhe vajzën dy-vjeçare. Vajzat e Ervin Hasanajt janë sot 4 dhe 2 vjeç, jetime dhe të mbyllura brenda një kampi lufte në Siri.

Xhyhere Hasanaj tregon se jeta e tyre ka qenë një ndërthurje mes fatkeqësive dhe varfërisë. 15 vjet më parë, ajo humbi të shoqin dhe u zhvendos nga qyteti i Mamurrasit në Tiranë, bashkë me dy fëmijët e vegjël.

E papunë dhe me dy fëmijë jetimë, Xhyhere Hasanajt iu gjend pranë një shoqatë arabe, e cila shpërndante ndihma dhe një shumë të vogël parash në muaj për familjen e saj të varfër. Bashkë me të birin, ajo është dërguar disa herë në ekskursione nga kjo shoqatë.

Xhyherja tregon se mbeti indiferente ndaj praktikimit të fesë, ndryshe nga i biri që u lidh me Islamin në moshë të njomë.

“Ishte vetëm 12-13 vjeç kur nisi të shkonte çdo ditë në xhami. Unë në fillim e mbyllja në shtëpi me çelës, por më pas nuk mund ta ndalja më,” tregon nëna e Ervinit.

Xhyherja është myslimane, por besimin e të birit e quan “feja tjetër”. Të njëjtën keqardhje kishte edhe për nusen, që në moshë fare të re ishte e mbuluar kokë e këmbë me hixhab.

“U njohën me mblesëri dhe u martuan fare të rinj. Familjarët e nuses sime janë të gjithë besimtarë,” shton ajo.

Xhyherja e përshkruan të birin një djalë të qetë dhe të mbyllur, që ia kishte kushtuar jetën Islamit. Megjithatë, ajo nuk e ka besuar për një kohë të gjatë se i biri kishte shkuar në Siri.

“Nuk më tregoi. Kur merrte në telefon, më thoshte që jam nëpër Europë. Të njëjtin version më tregonte edhe nusja, derisa njerëzit filluan të flasin,” shton Xhyherja.

Gruaja e mpakur nga dhimbja e ka mësuar vonë se i biri ndodhej në frontin e luftës. “Nuk do ta besoja kurrë që mund të shkonte atje, por atë e kanë  mashtruar,” thotë Xhyherja. “E ka mashtruar ai që sot gjendet në burg”.

Në mars të vitit 2014, policia arrestoi një rrjet të gjerë rekrutuesish të xhihadistëve, të cilët furnizonin organizatat terroriste në Siri me ushtarë shqiptarë. Ky rrjet drejtohej nga dy imamët “ilegalë”, Genci Balla dhe Bujar Hysa.

Hetimet e mëvonshme të Prokurorisë së Krimeve të Rënda zbuluan se në listën e të rekrutuarve nga Bujar Hysa gjendet edhe Ervin Hasanaj. Martesa e tij me Nexhmije Bekën duket se e ka përshpejtuar rrugën e tij drejt radikalizimit.

Në dokumentet e hetimit gjenden biseda familjare të kunatit të Hasanajt me Bujar Hysën, që lidheshin me Sirinë. Njëra prej tyre i përket nëntorit 2013, kohë kur Altin Beka po dërgonte të motrën dhe dy mbesat në Siri.

“Kemi mbërritur në Hatai, por s’ka dalë njeri të na presë,” i thoshte Beka Bujar Hysës. Ndërsa ky i fundit e këshillonte të shkonin në Rejhanli dhe aty të prisnin në një hotel personin e kontaktit, çka tregon se gruaja e Hasanajt u trafikua në Siri nga lidhjet e Bujar Hysës.

Zhgënjimi i Ervin Hasanajt

Jeta prej luftëtari e Ervin Hasanajt mund të ndahet në dy pjesë; në kohën kur gjendej përkrah Al-Nusrës dhe kalimit tek ISIS. Në të dyja rastet, Hasanaj e ka pësuar nga militantët e Shtetit Islamik.

Përgjimet telefonike tregojnë se më 14 janar 2014, Hasanaj ishte marrë peng dhe ky lajm shqetësoi kunatin e tij, por edhe kreun e rrjetit të rekrutimit, imamin Bujar Hysa. Ky i fundit u njoftua për këtë pengmarrje, por e vuri në dyshim që pas saj fshihej ISIS.

“Mos është Ushtria e Lirë, se Shteti ka marrëveshje me Xhebet (Al-Nusran)” përgjigjet Hysa. Ndikimi i kësaj ngjarjeje tek Ervin Hasanaj nuk është shumë e qartë. Megjithatë, nëna e tij thotë se nuk ka dyshuar për ndonjë problem, pasi i biri i fliste qetësisht në bisedat e tyre telefonike.

“Një muaj para vrasjes filloi të më thonte që do të kthehej shpejt,” tregon Xhyhere Hasanaj për BIRN. “Ishte i zhgënjyer dhe nuk donte të luftonte më,” shton ajo.

E dëshpëruar për vdekjen e të birit, ajo i ka varur shpresat tek kthimi i mbesave dhe i nuses në shtëpi. Megjithatë, edhe kjo mundësi duket e largët dhe e vështirë.

Pas vdekjes së Ervin Hasanajt, bashkëshortja dhe fëmijët e tij kanë shtuar numrin e grave vejusha dhe fëmijëve jetimë që ndodhen në kampet e luftës në Siri. Nga fillimi i konfliktit e deri më sot rezulton se 6 nga 13 gratë shqiptare kanë humbur burrat në luftë. Numri i fëmijëve të mbetur jetimë është shumë më i madh.

Megjithë përpjekjet private të familjarëve, asnjë prej grave dhe fëmijëve shqiptarë nuk kanë mundur të kthehen nga Siria, pasi kryefamiljari ka humbur jetën gjatë luftimeve.

Por edhe pse historia nuk i ndihmon, shpresa vdes e fundit për nënën dhe motrën e luftëtarit të vrarë.

Edhe pse askush nga policia apo strukturat e tjera nuk i ka ofruar ndihmë, Xhyhere Hasanaj beson megjithatë se qarkullimi i lajmit në media do të ketë shqetësuar dikënd me pushtet.

“Im bir shkoi, por dua të më kthehen fëmijët dhe nusja sa më parë. Kjo është e vetmja shpresë që më ka mbetur”, përfundon Xhyhere Hasanaj.

 

Ervin Hasanaj

Xhyhere Hasanaj

24 komente në “FOTOT/ Mesazhet nga Siria, shqiptari i zhgënjyer nga xhihadi vritet nga ISIS: “Ervini nuk është më. Ka shku…Ka vdek””

  1. fieraku4u says:

    E PSE DUHET SHTETI SHQIPTARE TE HARXHOJ PARAT E TAKSA PAGUESVE TE SJELLI TRUPIN E KETIJ TALEBANIT NE SHQIPERI…??

    PTUUUUU RRACE MONGOLE.

    1. Piro says:

      Ervini nuk eshte taleban. Ai eshte viktime. Viktime e nje rrjeti te piset terroristesh, te cilet shfrytezojne disa ajete te dhunshme Kuranore, per te percjelle mesazhe te zeza, dhe vdekjeprurese.
      Duhen kontrolle te ashpra prane xhamive te ketij vendi, te cilat jane kthyer ne celula dhune

      1. Adriatik says:

        Nje me pak…

  2. erind says:

    E shoqja e tij eshte akoma atje me te dy vajzat nderkohe qe ju ketu publikoni sms qe ajo ka cuar ne fshehtesi qe mos ta degjojne duke folur sepse ka frike ! Kjo eshte kriminale !

    1. Bora says:

      Ti mendon se ata ( isis) nuk e dine se ajo i ka shkruajtur kunates? Nuk mbrojme asgje duke i fshehur gjerat por duke i bere publike ajo familje mund te perfitoj ndonje gje, qofte kjo dhe kthimi ne atdhe i femijeve. Por problemi eshte se isis nuk i intereson kthimi ne atdhe i asnje femije sepse ju duhen neser si mish per top ose si mburroja te gjalla per luftetaret e tyre. E vetmja ndihme qe mund te japi e jema eshte qe tju thote gjithe popullit dhe jo vetem organeve shteterore se tek kush xhami shkonte dhe falej i biri dhe se kush ishte hoxha qe e rekrutoj per luftetar dhe jo per ti sherbyer zotit.

  3. alex says:

    Po a u mbushet mendja turkoshakve qe hoxhallare dhe shoqerit humanitare islamike po i perdorin si mish per top.

    Turkoshaket vetem nje vjersh din permendsh <>
    A thua se i ka indoktrinuar janulla kta ne kishat ortodokse.
    Nuk Duran tra shohin ralitetin ne sy qe xhamit e financuara NGA erdogani dhe arabet Jan kthyer ne qendra reklutimi dhe ku perdite mbillet urrejtje ndaj krishterve

    1. stela says:

      Tani na duhet nje e tille ne mes te Tiranes dhe ju veme vulen te gjithave. Shqiptaret po flene gjume i kane vene perpara nga njera ane injorantet me perrallat e allahut dhe politikanet batakcinj qe per pese leke shesin cdo gje . KU JE O XHAXHI SE VETEM DIKTATURA JU MBLEDH MENDJEN KETIJ MILETI .

  4. loni says:

    ta futi arabi duke perdorur fene islame,te mori driten e syve moj nene,keqardhje por njerezit ne emer te zotit perdorin cdo mashtrim per te fituar para me vuatjet e tjetrit duke i marre edhe gjene me te shtrenjte,komunizmi thoshte dicka me men,fejat jane helm per njerezimin,nje thenie qe edhe ever hoxha e perseriste shpesh,qe fete jane opiun.

  5. Xhaguari says:

    Padrejtesi e madhe.

  6. aqifi (po i verteti ama) says:

    Nuk ka vdek, mos kini merak! Eshte bere sheit. Tani ndodhet i rrethuar me 70 virgjeresha dhe kjo islamja kukumjacke do te kete konkurrence kur te ktheje patkonjte. Gjynah per vajzat e mitura…

  7. gjini says:

    E popull i marre, shkojne mbas disa hoxhallaresh injorante ! Hiqnju islamizmit,fese se pushtuesit o te marre!!! Fajin kryesor ketu e ka Sali Berisha ,ai futi frymen islamike ne Shqipni.A ju kujtpohet kur tha :”Une jam krenar se jam musliman” A i pate ne gjygjin e hoxhallareve veshjen e sponsorizueme prej Berishes me parrullat e tij?? Ne se deshironi me besue ne Zot ,besoni ne fene e Paqes ate te Gjergj Kastriotit dhe te Nane Terezes. Katolicizmi ju thote duaje tjetrin ashtu si vehten tande.Mos i ban keq asnji njeriu ,duaji te gjithe se vetem keshtu ju do te fitoni Parajsen.

    1. Tironci says:

      Mire e ke ti o gjin, por kujt ja thua, hoxhallaret ja kane bere mendjen popullit corap, po e percajne dita dites, po ngelin nenat doke vajtuar , dhe per cfare aresye, ikin femijet te luftojne per vende te tjera, kultura te tjera, per persona qe nuk e kane as gjuhen as gjakun tone.
      Tani duhet te ngelen edhe femijet e pafajshem larg atdheut, sidomos vajzat, se myslimant andej nga arabia i martojne qe ne moshen 8 vjecare.
      A e kuptojne familjet se cfare po ju bejne ato xhamite qe finanzohen nga arabet apo jo.Hapni syte e mos bini pre e tyre, mos shkateroni jeten e bijeve tuaj per ata maskarenj.
      Dhimbje te madhe per popullin tone sjellin lajme te tilla.

  8. sokol says:

    injoranca dhe varferia I shtyn kta njerez drejt asaj rruge.po pse nga gjith fete e globit kjo eshte me e spikatur per kte pune.

  9. CANI says:

    Sedi ne gjthe boten ku ka lufta femrat ,femijet edhe pleqet i largone e kta i marrin femijet edhe grat i futin ne lufte me siguri vetem per lek kane shkue kita persona se samashum antare marrin mashum lek .

  10. liri says:

    Mos befsh budallane, se s’do mbetet i mencur pa ta punu.

  11. leo england says:

    Iku nga lopa se do behej mbret….o kokrra e katnarit. Te gjithe ashtu e pesofshi ndyresira.

  12. shvejk says:

    Hapni syte o prinder, flisni me femijet tuaj sa nuk eshte vone. Po ta kuptoni qe jane genjyer nga propaganda e ktyre mbeturinave te njerzimit ,zgjidhni te keqen me te vogel.Me mire denoncojini te shkojne ca kohe ne burg se sa te vdesin rrugevete botes e te mos keni as nje varr ku ti qani.

  13. nji uj selite te lutem says:

    Nuk ka gje qe i justifikon shkuan per allahun jan te knaqur qe po vdesin per te udha e mbar ti behet, njerez pa atdhe dhe kombesi qe grisin pashaporten se ja kan falur jeten allahut nuk ka justifikim per kta kriminel gjakatar qe kan therur dhe vrar mijra njerez te pa fajshem u prefshin ne ferr te ter.

  14. Urimi Kukes says:

    Kurrfar keqardhje kam. Ai asht kriminel qe shko ni Siri me vra sirianet e shkret. Do desha tishte vra para se me mbrrit ne Siri po s’qe ai fat.

  15. Templarius says:

    Ate qe ke kerku ke gjete.

  16. ateisti says:

    krimi me i madh qe ka bere politika eshte tolerimi i fese,
    ne cdo cermoni fetare marrin pjese politikanet gjasme japin mesaxhe, te paformuarit e marrin deren ne krah, nuk e di pse politikanet nuk respektojne ate pjese te popullsise qe nuk beson ne zot,pse u dashka patjeter te besojme ne nje fe?

  17. eri says:

    po mor gjin mire e ke ti se katoliket dhe kristjanet nuk po vrasin perdite e nuk po perdhunojne femra dhe fmi po ca flet o trap po ju maloket nuk boni vet gjygjsi me ane te kanunit po ja fut pordhes katolocizmi

  18. ateist says:

    Hajt se vetë ka vajtë si mercenar, po gruan pse e ka marrë me vehte?
    Tashti po sgjeti burrë e vrasin dhe ate.
    Pikë e zezë , lavazh i plotë i trurit.

  19. Bekimi says:

    Po atij ç’ju desh të luftonte në Siri, kur fare mirë mund të kish luftuar në Afganistan ose Irak, të paktën?
    Ashtu të sillnin me nderime të mëdha me flamur kombëtar shqiptar,si Feti Vogli, psh…i rënë për lirinë e demokracinë e popujve vëllezër afgan e iraken, dhe jo për sirianët e poshtër armiq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje