Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj, tha se qytetarët e Tiranës presin zgjidhje konkrete për problemet konkrete.
Nga Qyteti Studenti ku prezantoi programin e tij për Tiranën, Veliaj tha se një grup vullnetarësh punuar për një muaj në çdo cep të kryeqytetit për konstatimin nga afër të problemeve, ku u evidentuan rreth 3000 probleme , të cila ai premtoi se do të marin zgjidhje në 300 ditët e para të qeverisjes së tij.
-Kur diçka që e vjedh, e plaçkit dhe e rrëmben me dhunë nuk mund ta duash, por vetëm e shkatërron.
-Sot jemi shumë dhe bashkë. Kjo është formula magjike për ta bërë një qytet të jetueshëm. Këto zgjedhje janë për familjet tona, për problemet e njerëzve, për pyetjet se çmund të bëjë bashkia për shkollat, për çerdhet, rrugët etj. Pikëpyetja për qytetarët është shumë e thjeshtë: ose kundravajtje ose në drejtimin e duhur, për t’i dhënë zgjidhje pyetjeve që gjithsecili prej nesh ngre në tavolinën e tij të bukës.
-Në Tiranë janë 3 mijë probleme të identifikuara. Kemi identifikuar 138 hapësira parkimi abuzive. 278 hapësira publike të zëna. 63 probleme me ujësjellës.
-479 probleme infrastrukturore në Tiranë.
-47 hapësira rikrijuese totalisht të amortizuara. 19 hapësira potenciale për biblioteka apo qendra rinore. 89 çerdhe, kopshte e shkolla që kërkojnë ndërhyrje emergjente, ku mungon ngrohja.
-191 hapësira të pashfrytëzuara, që do t’i vëmë në përdorim të qytetarëve tanë.
-871 rrugë të amortizuara, me gropa, në gjithë qytetin. Dimë saktësisht se cila rrugë është e amortizuar. 327 trotuare të dëmtuara dhe amortizuara, do të jenë objekt i 300 ditëve tona të para në bashki. 114 rrugë të pandriçuara, të cilat pas orës 7 janë të pakalueshme për një grua, vajzë apo fëmijë.
-189 rrugë me kafshë në rrugë. Kemi propozuar atë që ka propozuar shoqëria civile për krijimin e një shelteri.
-113 hapësira problematike me plehrat. 66 tregje jashtë çdo standardi higjeno-sanitar.
-Ne duam të drejtojmë me shembull dhe i kërkojmë qytetarëve tanë të denoncojnë çdo problem në qytet.
-Do të ngrejmë një kampus studentor dinjitoz për studentët tanë, me hapësira moderne në Kryeqytet.
Bulevardi i ri i Tiranës do të kthehet në një mushkëri fantastike për qytetin, me një nga parqet më të bukura.
-Projekt madhor masterplan i biçikletave dhe këmbësorëve, që synon të 10 fishojmë nr e njerëzve që përdorin biçikletat apo të ecin, duke e çuar në 4% nr e tyre.
-Propozim konkret për parkun e integruar të Liqenit dhe Parkun Olimpik. Në këto 4 vjet nuk u bë asgjë për liqenin. Ne duam ta përfundojmë projektin për liqenin, duke e integruar me kopshtin zoologjik dhe botanik.
-Kemi një plan fantastik për kopshtin zoologjik, për ta kthyer në një nga qendrat më të vizituara nga familjet.
-Bashkimi i 13 komunave në një bashki na jep një projekt fantastik për projektin e 100 liqeneve të Tiranës. Është e pabesueshme çfarë pasurish kemi rritull nesh.
-Një model i mrekullueshëm për krijimin e fondit të komuniteteve të lagjeve.
-Shkollat si qendra komunitare
-Do t’i krijojmë Parkun e e Pemëve të Besimit përgjatë bulevardit, midis piramidës dhe hotel Dajtit
-Projekti i Pazarit të ri, duam të jetë projekti i parë nga i cili përfiton Tirana. Duam të rekuperojmë kohën e humbur.
Ok ne 100 dite do zgjidhet nje problem.
Edhe Luli tha para 4 vjetesh, do punesojme 30000 veta…
Si thote nje kenge italiane: Parole..parole…parole…
Veliaj ka deshmuar qe ato qe thote nuk mbeten vetem fjale, por cdo premtim qe e jep ka nje zgjidhje per ta realizuar. Dhe kur u vendos minister i mirqenies dhe rinise te gjithe ishim skeptike por na surprizoi me punen e tije.
Reformat qe ka bere ne ministrine e mirqenies deshmojne qe Veliaj flet me vepra dhe jo me fjale
Pergezoj erionin per kete program qe nuk paska lene hall dhe problem te Tiranes pa permendur, por ajo qe me intereson shume ne kete mes eshte vizoni i tij per te ardhmen dhe investimet strategjike qe duhet te behen ne Tirane. Projekti i Unazes se madhe, projekti i hyrjes nga rruga e arbrit. Projekti i parqeve jane disa nga pikat shume te forta te ketij progrmi.
Mbeshtetje pafund per kete projekt. Ide novative dhe qe i japin zgjidhje shume probelemeve te perditeshme tonat.
Duhet te mendojme per te ardhmen e femijeve tane kur te shkojme dhe te votojme me 21 qershor sepse me voten tone sot vendosim te ardhmen tone.
Eshte nje projekt shume ambicionz por ta dish qe pune do kesh dhe duhet te jesh i pregatiur, ne 4 vjet Tirana ka ngelur ne vend numero dhe tani te gjitha problemet i kemi trasheguar ne brezi i ri qe po mundohemi te ndryshojme dicka ne kete qytet te bukur
Z. Veliaj un quhem Ismet Veledi
du me iu thon se vec ju keni mundsi me e ndryshu ket qytet dhe vetem ju keni mundsi me e bo tironen qytet model
Erion do e kesh shume te veshtire ti arrish te gjitha keto por gjithsesi te uroj suksese se do jete rruge e gjate dhe e veshtire.
Puno per Tiranen e braktisur z. Veliaj. Per Tiranen qe nuk ka as kazane ku te hedhesh plehrat. Per Tiranen qe nuk ka as kapake pusetash, per Tiranen qe afer Lanes nuk kalohet se kundermon ere te padurueshme. Per Tiranen qe na la peshqesh ky pertaci i quajtur Lul qe e kemi ne krye prej kater vitesh.
Programi me i mire per Tiranen. Te gjithe duhet ta mbeshtesim kete program dhe kandidaturen e Veliajt sepse ky eshte kanididati i duhur.
Me ne fund ne Tirane problemet e kane nje zgjidhje konkrete pas 4 vitesh harrese. Me kete program e meriton mbeshtetjen nga ana jone. Bravo Erion ke bere nje super program.
Mesa po shoh ne gjithe keto premtime nuk ka asnje gje qe nuk mund te realizohet. Besoj se fondet nuk do te mungojne per Tiranen sepse dhe qeverisja qendrore eshte e majte.
Fillimi i mbare eshte gjysma e punes, nje program i detajuar dhe konkret, qe i vjen pershtat nevojave te cdo cepi te Tiranes, eshte i duhuri per te vene ne vije punet e kryeqytetit, te lene pas dore ne 4 vjet, nga nje njeri qe e perdori bashkine vetem per t’i sherbyer pushtetit te partise dhe jo qytetareve.
hahahaahahah filloi edhe propaganda statistikore te marre jete
po e njejta gje qe u tha edhe para zgjedhjeve te 23 qershorit ku i dhame te Majtes 1 milion vota dhe na thane qe ne 100dit do bejme namin kaluan disa qindra dit por asgje te re nga fronti i perendimit edhe Erioni eshte nje fotokopje e denje e Bashes
per mua me mire ta fitoje Doktor Kosova dhe Rama te friksohet se do humbe zgjedhjet parlamentare e te punoje me mire, Dhe ti jape ndonje fond Doktorit per te treguar evropianitetin dhe bashkepunimin e Kryeministrit me Kyryebashkijaket e PD-se por edhe me kandidatet e tjere te pa varur se edhe ata qe jane me PD-ne apo te pavarur Shqiptar jane nuk jane armiq. Nese Rama e do shqiperine dhe eshte ai qe na hiqet te Japi fonde eshe te tjereve dhe jo vetem te veteve dhe te beje gam gam kot duce cuar sinjale qe nuk do ti jap fondet per kundershtarin
shqiptaret nuk i kane shume qef hakmarresit e padrejte me tendenca diktatoriale e treguam ne zgjedhjet e kaluara kur hodhem poshte Saliun.
Nga keto 3000 problem si nuk qenka gjysem problemi taksat e larta,papunsia, listat e ushqimeve dhe ilaceve ne dyqanet e lagjeve, largimi I shqiptarve drejt Europes, varferia?
189 rruge me kafshe ne rruge!!!!!Po sa rruge jane me lypsa????
300 mije vende pune, 300 dite , 3 mije probleme, i paskan rrenat me tresh keta rilindasit. Une i them Erion Velise qe ne qofte se ai i degjon qytetaret atehere ai pike se pari duhet te degjoje qytetaret socialiste te Tiranes te cilet preferuan Majkon dhe Klosin, kurse Velian e kishin te fundit. Prandaj Velia te mbaje fjalen dhe ti hapi rruge Majkos, te japi doreheqjen nga imponimi qe po i behet qytetareve te Tiranes qe jane socialiste. Perndryshe te mos genjeje qe i degjon qytetaret.
bravo erion veliaj, per kete program, faleminderit, dhe urime te fitojm keto zgjedhje, sepse ne meritojm te kemi bashkin ne krye
premtimi i pare i mbajtur nga koalicioni i majte, 50% gra e 50% burra ne keshillin bashkiak , per te mos qene me kurre gruaja inferiore, per te rritur reputacionin ne shoqeri dhe per nje qeverisje me te drejte, me transparente sic di gruaja te jete.
Padyshim që kontratat programore për sektorë dhe lagje janë mjeti më i fuqishëm për llogaridhënie, keshtu suksesi eshte i garantuar dhe fiton me kollaj besimin e njerezve, qe te mos mashtrohen me nga politika e vjeter, e premtimeve boshe.
Ka aftesite e duhura per te drejtuar ne menyren me te mire kryeqytetin e lene ne meshire te fatit. Besimplote se do punoje me aq zell sa ne ministrine qe drejtoi.
do votojm masivisht per kete program, duam nje tirane qe ofron mundesi per te gjith, dhe prandaj duam erion veliaj per kryetar te bashkise. do ta votojm dhe do fitojm sigurisht
Kampus studentor modern ne kryeqytet?ku ,ky vertet nuk po sheh se nuk ka asnje cm ne kryeqytet!ndoshta ne kamze do harpe kete kampus?
Sa shume probleme ka ky qyteti jone ku ne 4 vjet te administrimit bashes nuk eshte ven asnje edhe nje dore! prandaj tiranes i duhet dikush qe ti rregulloj ato shkolla edhe kopshe qe mos te shkojne me fmijet me batanije me vete, duhet dikush qe te bej nje pune me shume edhe jo te rri ne zyren e shqupit dite e nate. tiranes i duhet erjoni qe ta kthej tiranen e perhumbur nga basha ne drejtimin e duhur!
votojm per te miren e vendit, dhe per te miren e qytetareve te kryeqytetit. sepse ne duam qe tirana te shkoj ne drejtimin e duhur.
DESARA
Bravo bravo per nje moment i mendova te gjitha keto te realizuera po ja qe sapo u zgjova pashe qe gjithcka ishte nje enderr sa keq !!!!