Paloka: Qeveria e nisi fushatën me dhunë policore dhe banditë të veshur me uniformë

23 Maj 2015, 13:15Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka akuzoi Qeverinë se nisi zyrtarisht fushatën për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit me dhunë policore dhe banditë të veshur me uniforma policore.

Referuar një incidenti të ndodhur një ditë më parë me vëllain e kandidatiot të PD-së për Bashkinë e Vaut të Dejës, paloka tha se banditë, militantë të veshur me uniforma policie i kanë ndërprerë rrugën Alfred Hilës, vëllait të kandidatit të Partisë Demokratike për bashkinë e Vaut të Dejës, Zef Hila dhe kanë qëlluar me armë në drejtim të tij.

 “Inspektori i policisë Gjergj Dodani, ka qëlluar me armë në drejtim të Alfred Hilës duke u kërcënuar.

Pak ditë më parë, më dt. 8 maj, Partia Demokratike e Shkodrës kishte denoncuar me një deklaratë implikimin e policisë së shtetit në fushatën e PS-së. Po ashtu, kandidati i Partisë Demokratike z. Zef Hila, ka denoncuar tek Drejtori i Policisë së Shkodrës, pikërisht Gjergj Dodanin për angazhimin e tij në fushatë duke bërë presion ndaj votuesve demokratë.

Por reagimi i shtetit për këto denoncime ka qenë prita e inspektorit të policisë ndaj vëllait të kandidatit të PD-së.

Edhe pas ngjarjes dhe denoncimit të djeshëm të Partisë Demokratike, Ministria e Brendshme hesht, Drejtoria e Policisë hesht.

Asnjë masë ndaj autorit të kësaj ngjarjeje duke vërtetuar kështu, katërcipërisht implikimin e drejtpërdrejt të shtetit në dhunën ndaj opozitës“, tha Paloka.

Sipas tij, tashmë janë denoncuar dhe raste të tjera si ai i Malësisë së Madhe që demaskojnë faktin se policia e shtetit, në fakt policia e Ramës dhe Tahirit po përdoren në fushatë kundër opozitës.

Partia Demokratike i paralajmëron dhe një herë, jo vetëm urdhërdhënësit por dhe ekzekutorët e këtyre akteve, se edhe individualisht, ata që po bëjnë cubat një për një, do të japin llogari  shumë shpejt.

Partia Demokratike i bën thirrje misionit të OSBE-ODIHR, dhe përfaqësive diplomatike të BE-së dhe SHBA-së të monitorojnë nga afër këtë përshkallëzim të dhunës dhe terrorit qeveritar. Ne i bëjmë thirrje organeve të drejtësisë të nisin menjëherë hetimet dhe të venë para përgjegjësisë dhunuesit dhe urdhëruesit e dhunës policore.

Më 21 qershor shqiptarët do ju japin përgjigjen e parë Ramës dhe Metës. Fundi i kësaj maxhorance të dhunës e mjerimit është afër“, tha Paloka.

30 komente në “Paloka: Qeveria e nisi fushatën me dhunë policore dhe banditë të veshur me uniformë”

  1. GERTI says:

    Foli thuthuqi, ka qejf te veteviktimizohet, kujton se keshtu mund te preke popullin ne zemer qe te marri ndonje vote. Por populli nuk harron kurrsesi qe ne tete vite qeversije te Partise Demokratike vendi u katandis simos me keq, pasojat po i vuajme akoma edhe sot.

    1. Elma says:

      Flasin edhe kta turpi botes kush na shef vrasin ne mes se sheshit dhe tani flet per bandita e te tjera vetem shpifje dhe vrer nga keta palockat turp ti vij thuthuiqt te dreqit!

    2. besnik says:

      Po si ka mundesi qe direkt do dalin keta te PD-se dhe do e quajne nje sulm ndaj kandidatit. Nuk eshte mire qe te flitet para kohe para se te flase prokuroria dhe vete policia.

      1. Leksi says:

        Palocke sa shpejt qe i zbaton urdherat e Saliut. Me vjen shume keq per ty sepse te kane shtypur koken dhe tani te urdherojne te thuash cfare do Saliu me ane te Bashes.

    3. paloqja says:

      ah mjere ne kur na perfaqesojne ne parlament te njejtet bandite, qe e moren peng vendin per vite me radhe, dhe tani serish me shpifjet, per te gjetur faj per humbjen e tyre, e mbajne peng politiken shqiptare. por me 21 qershor do te marrin 1 milion shuplaka te tjera.

      1. gerta says:

        Keto i keni bere ju me pare dhe tani ia hidhni fajin qeverise, per ta perdorur si alibi per humbjen e zgjedhjeve, per te shpetuar karrigen e Lulit, i cili nese vertet do t’i interesonte vendi, do te kishte ikur me kohe, se asnje s’e do dhe s’e beson me, se nuk eshte ne gjendje te beje dot asgje.

  2. Salistan says:

    o paloka mos vazhdoni me shpifje. koha e brecaneve me shok ka ikur

    1. geri says:

      nuk besoj se ka nai lidhje me fushaten sesa mund te jet nai problem personal

    2. joni says:

      paloka se shpejti sikurse per kete mashtrim do denohesh nga gjykata!

    3. lulush zedhenesi says:

      paloka je sic i thon…nje shpifes profesionist! nuk ka nevoi qeveria me bere terrorr se kan nje popull qe po pret ti votoi me padurim, sepse kan punuar sic duhet dhe jo per veten

    4. Marini says:

      del paloka dhe flet per polici kur deri dje nuk kishte drejtues qe nuk ishte militant i shqupit qe vec per partin dhe plakun punonte. sot ska nevoi rama me vendos militant te ps se e di qe policia eshte dhe duhet te jete profesionale dhe jo partiake!

  3. hana says:

    JU JENI ME SHUEM SE SA TE PPACIPE PD & CO .. PO IK MO MERUNI ME NDONJE GJE QE DUHET PO NGELET DUKE NXJERRE VRER

    1. juela says:

      Ju jeni te tmerruar nga fakti qe do humbni zgjedhet e keni kuptuar qe ju ka ardh fundi e beni bip bip kot ..ik mo nxirrni ndoi plan elektoral me gjera konkrete se per ate kane nevoje njerezit jo per pallavra.

  4. Bleona says:

    Kur flet edhe ky qe ska pike sedre dhe kryemashtrusi i PD , ishe mir pa folur se dhe ti vet e di mire qe ste beson njeri ne cka flet sepse historite tuaja jane vetem genjeshtra.

  5. kadriu says:

    po cjane keto shpifesira qe thoni.akoma nuk zuret mende ju te shqupit?po vazhdoni ende dhe beni akuza dhe deklarata te kote.

    1. besi says:

      po ikni o te marre me kto shpifesira qe beni.cjane keto njehere.

    2. teri says:

      ne vend qe te lejoni procesin e fushates, te shkoje normalisht ju ende vazhdoni dhe merreni me gjera te tilla dhe shpifje.te pakten mos abuzoni me opinion e njerzve

  6. zaku says:

    PaVertetsira dhe Genjeshtra te nxjerra nga goja e nje palaco si Ky n fjal , nuk dine me cfare te flasin dhe hedhin balte mbi kundershtarin kur e dine shume mir se do humbin zgjedhjet ne mbarre shqiperine. Jane komente te papjekura dhe per vendin tone eshte turp qe i ben nje deputet. Turp i madh per ne per kta tipa njerzish qe na perfaqsojne

  7. tini says:

    skenaret e shqupit skane te perfunduar

  8. artur says:

    Me siguri,vellai i kandidatit demokrat,eshte keqbers ordiner dhe nuk eshte faji i policise se shtetit qe keta gjenden me shumice tek PD

  9. basilius says:

    Ankohen per dhune qeveritare komunistat dhe spiunet e sigurimit te mbledhur ne halen me emrin PD qe dhunen e kan ne gen.

  10. lola says:

    po ik ore thuthuq se po qe per dhune e force nuk ja u merr njeri juve

  11. anjeza says:

    ku i dihet qe kandidati i vaut te dejes apo ju si bande ta keni inskenuar vete kete ngjarje dhe ja shisni publikut tjeter per tjeter si gjithmone me mashtrime

  12. beratsi says:

    nuk ju besojne me shqiptaret me shpifjet qe thoni, nuk hiqni dore ju kollaj nga genjeshtrat

  13. Treviso says:

    Dhe te jene te verteta keto shpifje,Ju njifeni si shpifes dhe intrigante ne popull dhe sju beson njeri. Populli thote: Me mire te dali syu se nami, veç se juve ju ka dalur dhe syu dhe nami. Lajmet qe prodhoni ju si parti jane pa vlere.

  14. Majlinda says:

    keta te pd jane bere per ti ardhur keq sepse nuk po dine me cfare te shpifin jane bere si palaco dhe te them te drejten si qytetar i ketij vendi me vjen keq per ata sepse nga zero qe ishin po ulen akoma me poshte.

  15. emigranti 1 says:

    ju rrace e flliqme e keni pak tju nxjerin jasht ligjit,vetem acidi ju bon derman
    tju laje gjit te zezat qe i keni bo ktij poplli.

  16. LORA says:

    Coje ankimimin ne Prokurori,,,atje ku ju pret krahehapur llalleria juaj,,,me tej korporata kriminale “gjin gjoni”.
    Hajde hudhu,loqe-pa-loqe.

  17. dritani says:

    Foli thuthuqi qe di te thote vetem shpifje

  18. Xhoana says:

    XHOANA

    O Paloka je me i miri , po keshtu jane mesuar qeveritaret tane ti bejne gjerat vetem me dhune….. per arsye se vetem vetem dhunen, krimin dhe te keqen njohin sepse te miren as nuk e dine e as nuk e njofin psikopatete komlete jane !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje