Sanmiti i SEECP/ Meta: Stabiliteti rajonal konsolidon luftën anti-terrorizëm

23 Maj 2015, 11:47Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta theksoi se stabiliteti ynë rajonal do të konsolidojë përpjekjet kundër terrorizmit dhe kriminalitetit, si dhe përshpejtimin e ritmit të axhendave të vendeve të rajonit drejt integrimit europian.

Në seancën e dytë plenare të Asamblesë Parlamentare të SEECP-së, që zhvillohet në Tiranë në kuadër të Presidencës Shqiptare kryeparlamentari Meta tha se “konstatimi ynë është se procesi i bashkëpunimit të Europës Juglindore po kalon një moment pozitiv që konfirmmohet nga progresi në shumë drejtime, veçanërisht në procesin e integrimit europian, gjë që u konfirmua edhe nga konferenca e Berlinit”.

Por, sipas tij, kriza ekonomike kohët e fundit në kontinentin europian e veçanërisht zhvillimet e fundit në rajonin tonë, që shpesh herë lidhen me sfidat e përbashkëta të sigurisë e stabilietit, na detyrojnë të jemi më vigjilentë ndaj fenomeneve negative dhe sfiduese të papunësisë e varfërisë, të cilat na kujtojnë rritjen e devotshmërisë së proceseve demokratizuese dhe qasjes zhvillimore të rajonit tonë.

“Ndaj Shqipëria beson fort se puna e këtij procesi duhet perqendruar ne konkretizimin e projekteve madhore ekonomike infrastrukturore, paralel me procesin e përshpejtimit të integrimit europain forcimin e shtetit ligjor. Bashkëpunimi rajonal konkretizohet vetëm përmes bashkëpunimit real të heqjes së barrierave, fuqizimit të shkëmbimeve tregtare konsolidimit të zonave rajonale ekonomike dhe zbatimit të vërtetë të marrëveshjeve të tregtisë së lirë”, nënvizoi Meta.

Kreu i Kuvendit u shpreh se “ne duhet ta trajtojmë në anën tonë se një hapesirë të përbashkët për të konkurruar më denjësisht dhe në mënyrë më të suksesshme në tregjet globale ndaj dhe veprimi dhe ndërlidhja duhet të jenë prioritetet tona kryesore; ndërlidhje përmes përforcimit të rrjetit infrastrukturor rrugor dhe hekurudhor dhe forcimit të lidhjeve energjetike për të ardhmen, duke kontribuar kështu edhe në sigurinë energjetike të kontinentit tonë; ndërveprim për ato çështje imediate që na prekin të gjithëve, veçanërisht në funksion të mbrojtjes së mjedisit”.

“Ndërveprimi, ndërlidhja dhe heqja e barrierave, i shërbjenë gjenerimit të inicitivave sipërmarrëse krijimit të një klime më të mirë për investitorët e huaj dhe na mundëson që të shkëmbejmë më shumë me njëri tjetrin gjë që për rrjedhojë sjell dinamizim të tregut të punës veçanërisht për të rinjtë tanë të cilët preken më shumë nga çdo grupmoshe nga papunësia.

Por, duhet të jemi të qartë se nuk do të ketë rritje ekonomikë as zhvillim të qëndrueshëm e as mirëqënie reale për qytetarët tanë nëse nuk punojmë për hapësirën e e proceve demokratizuese dhe forcimin institucional të vendeve tona .Këtu parklamentet kanë një përgjegjësi të veçantë dhe një rol të rëndësishëm për të luajtur përmes harmozimit të mëtejshëm të kuadrit legjislativ në përputhje me atë të BE-së”, theksoi Meta.

Ai shtoi se është detyra jone të mbikqyrim e të sigurohemi që lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimi i sundimit të ligjit dhe avancimi i perspektivës europianë, t’i shërbejnë krijimit të kushteve më të mira të gjenerimit të biznesit punësimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik e social.

Në seancën e dytë plenare të Asamblesë Parlamentare të SEECP-së, që zhvillohet në Tiranë në kuadër të Presidencës Shqiptare marrin pjesë delegacionet nga Sarajeva, Sofia, Athina, Prishtina, Zagrebi, Podgorica, Shkupi, Kisinau, Bukureshti, Beogradi, Lubjana dhe Ankaraja./gj.k/

1 komente në “Sanmiti i SEECP/ Meta: Stabiliteti rajonal konsolidon luftën anti-terrorizëm”

  1. xhenifer says:

    XHENIFER

    Ket po qe nuk e duroj dot dhe si flet sit e ishte nje shume i ndershem ik ore Ilir o mafjoz qe blen popullin me leke , dhe e sille nga ta leverdisin ty ..shkurtimisht ti ta shpife nuk ben per kete pune..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje