PDIU: Greqia të shikojë problemet me BE, mos komentojë zhvillimet rutinë në Parlamentin shqiptar

23 Maj 2015, 11:26Politika TEMA

PDIU ka reaguar përmes një deklarate ndaj prononcimit të fundit të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme greke, Kostandinos Kutras për zgjedhjen e Shpëtikm Idrizit si zëvendëskryetar i Kuvendit.

Votimi i kryetarit tonë, deputet prej disa legjislaturave në Kuvendin e Shqipërisë, në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë, Rregulloren e Kuvendit, dhe një marrëveshje politike qeverisëse, është një akt i brendshëm  sovran i institucioneve tona më të larta.

Na duket e çuditshme sesi një zyrtar i lartë i një shteti fqinj që ka probleme të mëdha, me pasoja të rënda për gjithë Europën, gjen kohën të komentojë aktet tona të brendshme, rutinë e veprimtarisë së parlamentit.

Është fakt se shumica e re, me një shkallë shumë të lartë pavarësie në vendimmarrjen e vet,  e ka bërë të qartë njëkohësisht se është në favor të marrëdhënieve miqësore me Greqinë, në respekt të parimeve të njohura të sovranitetit, mosndërhyrjes në punët e brendshme të njeri tjetrit,  të sanksionuara mes të tjerave dhe në Traktatin e Miqësisë midis dy vendeve tona. 

Edhe votimi i zotit Idrizi është brenda kësaj fryme miqësie dhe bashkëpunimi, me Greqinë, me fqinjët tanë, me gjithë aleatët tanë strategjikë“, thuhet në reagimin e PDIU.

Duke iu përgjigjur Athinës zyrtare, PDIU thekson se “në lidhje me cilësimet politike, ne do donim të thonim se programi i PDIU-së, pozicionimet e saj politike nuk kanë kurrfarë «perceptimi irredentist, të lidhur direkt me të kaluarën e tmerrshme fashiste dhe naziste të Europës».

Përkufizime të tilla kanë në bazë një falsifikim historik prej të cilit ne kujtonim se Greqia e sotme e qeverisur nga e majta me histori të përbashkët lufte me partizanët tanë, do të ishte e çliruar. Po e ndihmojmë pak zyrtarin grek ta kuptojë këtë falsifikim“.

Koha e kaluar të cilit Kutras i referohet, na sjell ndërmend  një fashist të madh e të vetdeklaruar, ish kryeministrin grek Metaksai, i cili e miratoi pushtimin e Shqipërisë, por që e pësoi vetë për shkak të dritëshkurtësisë politike të tij.

Këto përkufizime të zyrtarit grek, na kujtojnë sigurisht bashkëpunëtorët e fashizmit dhe nazizmit, në të dy vendet dhe kombet tona, të cilët historia i ka dënuar megjithëse jo njëlloj. Këtë diferencim na e përkujton përshembull ish numri dy i ambasadës amerikane në Athinë, John Bradley Kiesling, i cili thotë se ndryshe nga bashkëpunëtorët grekë të fashizmit që u rehabilituan, shqiptarët e Çamërisë u fajësuan kolektivisht. 

Greqia është i vetmi vend europian që ka pasur në fund të viteve `80 për kryeministër, nipin e kryeministrit kuisling të kohës së luftës. Shqiptarët e Çamërisë kanë qenë viktimë  e një bashkëpunëtori të gjermanëve si Napoleon Zerva.  

E vërteta është se një numër shumë i madh i shqiptarëve të Çamërisë kanë luftuar dhe derdhur gjakun e tyre krah më krah me grekët, kombet bashkëluftuese kundër nazizmit dhe fashizmit, duke formuar plot dy batalione kundër okupatorit, një numër i madh për popullsinë e tyre.

Figurat emblematike të partisë greke në pushtet si Manolis Glezos, etj., kanë luftuar krah më krah me luftëtarët e batalionit “Çamëria” dhe për më tepër të batalionit “Ali Demi”, pjesë e EAM.

Ndaj pjesa e parë e reagimit zyrtar grek është e njëjtë si të thuash se drejtuesit shpirtëror të së majtës greke kanë qenë bashkëpunëtorë të nazizmit“, përfundon deklarata e PDIU. /gj.k/

3 komente në “PDIU: Greqia të shikojë problemet me BE, mos komentojë zhvillimet rutinë në Parlamentin shqiptar”

  1. BERISHA LARGOHU, KURSE POPULLI DO TE BENTE KRIM TE RIKTHEJE BERISHEN DHE BASHEN NE PUSHTET. says:

    Shqiperia nuk eshte federate e Greqise ndaj dhe greket e ndyhre te respektojne shqiptaret e pavarur, meshtes Idrizin ne lidhje per c’far tha.

    1. aqifi (i verteti) says:

      Ministri i jashtem annulloi viziten ne Shqiperi. Loja me Greqine eshte loje me zjarrin. Amatorizem dhe papergjegjshmeri e piktorit, apo skenar i “mikut te madh” te mat’ane oqeanit???!!!

  2. aqifi (i verteti) says:

    Ministri i jashtem annulloi viziten ne Shqiperi. Loja me Greqine eshte loje me zjarrin. Amatorizem dhe papergjegjshmeri e piktorit, apo skenar i “mikut te madh” te mat’ane oqeanit???!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje