Kinezët po “pushtojnë” futbollin europian?

31 Maj 2015, 19:49Sport TEMA

Intervistë e  Pascal Boniface, drejtor i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare Strategjike, Francë

 

Nga buron ky interes i shoqërive kineze për futbollin evropian?

 

Kjo është një lëvizje globale. Vendet aziatike janë të pasionuara për sportin, dhe bastet e tifozëve në këto vende janë shumë të rëndësishme. Dita-ditës individë të pasur apo biznese kërkojnë të investojnë në sport, sepse ata kanë kuptuar ndër të tjera se futbolli është një element i dukshëm, i shpejtë dhe popullor. Ata mund të bëhen të njohur në mënyrë simpatike.

 

Përse Franca në veçanti?

 

Ky është moment i mirë sepse klubet nuk janë të shtrenjtë. Ledus pagoi 7 miljon për klubin e Soshos, një klub historik në Francë, i cili është interesant për imazhin dhe famën e tij. Përkundrazi, në Angli çmimet janë shumë të larta dhe në Gjermani partnerëve të huaj i ndalohet që të kenë shumicën e aksioneve në klubet gjermane. Futbolli italian dhe spanjoll është në një situatë të keqe ekonomike. Pra Franca duket tërheqëse dhe më pak e kushtueshme.

 

A është i njëjti motivim si i Katarit?

 

Katari tregoi shembullin. Suksesi ekonomik i kinezëve është i njohur, por investimet e tyre jashtë shtetit janë të kohëve të fundit.

 

A është ky angazhim i qëndrueshëm ?

 

Kjo mvaret nëse ato janë investime personale apo të një shoqërie. Këtë e pamë me Mamadovin me klubin e Lensit, që kur një person është vetëm, ai përballet me shumë të papritura. Po kështu dhe me Rybolovlevit dhe klubit të Monakos, divorci i tij i kushtoi shtrenjtë atij, dhe madje edhe pse qëndroi, iu desh që të ndryshonte politikë. Investimet e një firme në futboll janë më jetëgjatë se sa ato të një miliarderi.

 

A duhet të gëzohemi me mbërritjen e kapitaleve të huaja në Francë?

 

Për një klub si Sosho, ky është medoemos një oksigjenim i mirë në raport me situatën e tyre: vitin e kaluar ra nga kategoria. Pronari historik i klubit, firma PSA-Peugeot nuk mund më të investojë para dhe qendra e trajnimit të futbollistëve të rinj nuk është në nivelin e mëpërshëm … Edhe nëse investimi kinez nuk është afat gjatë, nëse ky investim siguron kthimin në Kategorinë e parë brënda dy viteve, kjo do të jetë tashmë një arritje! Ka plot klube për të shitur. Dhe për të vazhduar në mënyrë sportive, drejtuesit e tyre e dinë fare mirë që kapitalet e huaja janë të mirëpritura.

2 komente në “Kinezët po “pushtojnë” futbollin europian?”

  1. Argita_B says:

    Deri dje klubet e futbollit ne France kane patur per pronare njerez qe investonin per popullaritet ( si Bez te Bordeaux, Tapie te Marseille, Nicolin te Montpellier ). Te njejten gje bente dhe Berlusconi me Moratin e te tjere ne Itali.
    Sot futbolli ka hyre ne nje faze ku te mbash nje klub e te konkurosh me dinjitet, kushton me dhjetra miliona euro ne vit.
    Kete se kane problem sheiket qe blene klubin e Parisit e investuan qindra milone euro nuk kanéproblem humbjet afatshkurtra pasi kane burime thuajse pa fund parash. Qellimi eshte imazhi i Katarit dhe jo te fitojne para per periudhe afat mesme.
    Te vetmi. Problem kane fair play financiar qe UEFA vendosi per klubet. Sot PSG shet 1.7 milion fanella ne vit ose 130 milin euro te ardhura. Me nje buxhet vjetor prej 430 milion euro ben pjese ne top 5 te klubeve me te pasura ne bote.
    Problemi eshte se ndryshe nga klubet spanjolle ku pronare jane socios, ndryshe nga ato gjermane ku nje i huaj nuk mund te kete mazhoritetin e kapitalit te klubit, diten qe keta nvestitore te huaj vendosin te nderpresin rubinetat, keto klube do te kthehen si Inter ne Itali, ngnje klub me yje ne nje klub medioker i serise A.

  2. gjembaci says:

    kinezet jane populli me pa dinitet ne bote ,ku cdo kinez une do ta barazoja me nje milingone per nga rendesia .
    megjithate ,ata ashtu perulesisht deri ne peshtirosje do arrijne qe ta sundojne boten si demografikisht ,por dhe ekonomikisht sepse nuk kane as kerkesen me absurde minimale per jeten .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje