Shpëtim Duro nuk do të jetë më trajneri I Partizanit për Kupat e Europës dhe sezonin e ardhshëm.
Përmes një conference për shtyp tekniku I të kuqve konfirmoi largimin e tij nga demat pas takimit që kishte pasur me presidentin Gazmend Demi.
Gjatë fjalës së tij Duro theksoi se largimi i tij nga Partizani është një nga vendimet më të vështira që ai ka marrë.
Gjithashtu, tekniku kryeqytetas falenderoi në mënyrë të vecantë edhe tifozerinë e kuqe, pasi sipas tij kanë qënë qershia mbi tortë e këtij kampioonati duke dhuruar emocione të jashtzakonshme me mbështejten dhe korografitë e tyre.
Ai theksoi se do të mbetët gjithmonë tifozi numër një I Partizanit.
Pas dorheqjes së Duros, në krye të pankinës është vendour drejtori I përgjithshëm I klubit Sulejman Starova.
Deklarata e Shpëtim Duros
Nëpërmjet kësaj konference për shtyp me keqardhje ju njoftoi se nga sot nuk do jem më në drejtimin e klubit tim të zemrës. Është një nga vendimet më të vështira të largohesh nga klubi i zemrës. Pata një takim përpara me presidentin Gazment Demi me të cilin bisedova hollësisht deri në detaje,dhe kemi folur për të gjithë ecurin e këtij sezoni. Një takim konstruktiv do ta cilësoja bisedën me presidentin Demi. Dua ta komplimentoj Presidentin Demi për punën e tij të shkëlqyer , për kontributin e tij në rikthimin e Partizanit në atë pozicion ku e meriton. Dua ta falenderoj Z. Demi për të gjithë besimin e dhënë përgjatë gjithë këtij sezoni dhe mendoj që ja kamë shpërblyer me punën time . Një sezon të suksesshëm mund ta konsideroj për Partizanin që siguroj pjesmarrjen në Kupat e Europës. Arritja e objektivit Europë ishte pozitive për klubin. Dua të falenderoj bashkëpuntorët e mi dhe të gjithë stafin drejtues me të cilët kam pasur një bashkëpunim shumë të mirë. Në fundë si qershia mbi tortë dua të falenderoj tifozët e mrekullueshëm, të cilët na kanë dhuruar emocione të jashtëzakonshëm dhe e kam përmendur edhe më parë ata kanë qënë bukuria e këtij sezoni. Duhet të më mirkuptojnë për dorheqjen time nga drejtimi i klubit tim të zemrës. Sot u ndërpre puna ime nga klubi Partizanit por marrdhëniet me presidentin dhe stafin do të vazhdojnë të jenë të njejta. Edhe njëherë dua ti falenderoj të gjithë për mbështetjen por edhe kritikët. Jam dhe do jem gjithmonë tifozi numër 1 i Partizanit/f.b
Aty ku fut hunded Sul Starova vetem ngaterresa dalin.
Gjynah. Gjithe ajo pune e shkelqyer dhe jaaa.
Do ta paguaj partizani
Sinqerisht mua s’me pelqen presidenti i PARTIZANIT.
Kam frike mos perfundojme si xhani?!!
DURO JE LEGJENDE E PARTIZANIT PER GJITHMONE,SIMBOL I NDERSHMERISE,DHE NJERIUT TE MIRE.RESPEKT PER GJITHNJE.
PARA PARTIZANI.
Duron e kam kritikuar per punen jo profesionale,kur ishte trajner i Skenderbeut.
Sot Duro largohet nga Partizani,pasi e ka ringritur kete skuader,ne nivelet me te mira te mundeshme.
Me ben pershtypje se ku trajneret kane punuar me Sul Staroven,jane “zevendesuar” prej tij.