Shtatë funksionarë të FIFA-s të arrestuar nën dyshimin për korrupsion, përveç kësaj hetime të organeve zvicerane të drejtësisë kundër FIFA-s. Kupa është mbushur, shkruan redaktori i sportit i DW, Stefan Nestler.
FIFA është e korruptuar deri në kupolën e saj drejtuese. Këtë tashmë duhet ta kenë kuptuar të gjithë. Shtatë funksionarë drejtues të shoqatës botërore i kanë arrestuar pak para kongresit të FIFA-s në Zyrih. Akuza: në bazë të të dhënave të hetuesve të SHBA për shumë vite është bërë pazar dhe janë shitur të drejtat e transmetimit dhe të tregtimit të turneve futbollistike në Amerikën Veriore, Qendrore dhe Jugore dhe janë futur në xhep nga kjo gjithsej 100 milionë dollarë ryshfet. Midis të arrestuarve janë edhe dy nga tetë zëvendëspresidentët e Komitetit Ekzekutiv, të qeverisë botërore të futbollit. Njëri prej tyre, Jeffrey Webb, President i Shoqatave Futbollistike të Amerikës Veriore dhe Qendrore si dhe të Karibikut konsiderohet si person i besuar i rëndësishëm të Presidentit të FIFA-s, Joseph Blatter. Vetë zvicerani nuk shfaqet në listën e personave të akuzuar.
Mantel i padukshëm mbrojtës
Kjo nuk të çudit shumë. Gati gjithmonë në 17 vitet e fundit nën regjencën në FIFA të Blatterit, kur funksionarët e futbollit kanë marrë ryshfet, shefi ka dalë i paprekur, sikur të kishte pasur një mantel të padukshëm përreth vetes. Vetëm njëherë situata për të u bë e vështirë: kur u bë e ditur se në postin e sekretarit të përgjithshëm të FIFA-s ai të paktën ishte i informuar për korrupsionin e funksionarëve të lartë nga partneri i marketingut i FIFA-s, ISL. FIFA e Blatterit i quajti paratë e ryshfetit si “paradhënie”, pagoi një shumë milionëshe dhe e mbylli më 2010 procesin gjyqësor. Përndryshe, Blatteri me buzëqeshje i shpëtoi çdo krize. Dhe kriza ka pasur disa, së fundi kriza e dhënies së diskutueshme të dyfishtë të Kampionateve Botërore më 2018 Rusisë dhe 2022 Katarit. Këtu autoritetet zvicerane tani zhvillojnë hetime zyrtare për shkak të dyshimit për korrupsion.
Mungon vetëpastrimi
Me këtë parashije të paqetë duket gati e çuditshme që Blatteri do të zgjidhet sipas të gjitha gjasave të premten në kongresin në Zyrih në mandatin e tij të pestë si shef i FIFA-s. 79 vjecari mund t’u besojë gati në mënyrë të verbër duartrokitësve të tij nga Afrika, Azia, Amerika e Veriut, Amerika Qendrore dhe Amerika e Jugut. Ata do të votojnë për të. Evropianët, të cilët në fakt Blatteri donte t’i hiqte qafe, rezultuan në fakt si tigra pa dhëmbë. Në një sipërmarrje të drejtuar në mënyrë korrekte, Blatterit do t’i qe dashur prej kohësh të ngrinte plaçkat. Po të kishte pak dinjitet, do t’i duhej ta bënte vetë. Por ja që FIFA nuk është organizatë e pastër. Çfarë duhet të ndodhë më akoma, që stalla të pastrohet? Një vetëpastrim nuk po ndodh – megjithë komisionin e etikës të FIFA-s. Mbase dobi do të bëjë vetëm një revolucion. Që të marrë me vete të gjithë sipërmarrjen!
shif tash hetusija zvicerrane po ben sikur punon!
tash qe e hapi FBI ja ceshtjen dhe e mori vet ne dor,tash dalin sikur edhe zvicerranet po “hetojn” si hetusi e tyre!!
car minjsh hardhucka qe jan policat zvicerran!
po ku ishin ata der me dje,se ka dekada qe Blater zvicerrani manipulon,korruptonon,vjedh pare, e ben turlilloj krimesh te tilla,dhe paret e krimit neper bankat e zvicres i fut.
pse s jan ndih der me dje zvicerranet?
sepse jan gzu qe shtetasi i tyre po bente pare dhe “bisnes te mir”,sepse bankat e tyre mafjoze kishin nji klient “me pare”.
po tash car thon bankat zvicerrane per pasurit e blaterit?
pse vetem politikanve shqiptare duhet tu dihen edhe qindarkat dhe duhet te deklarojn edhe sesa kafe kan pi neper kafene,kurse ky drejtuesi i FIFA s zvicerrani i zvicres kriminelemafjoze,nuk duhet te deklaroj pasurit e tij?
kjo esht dabellstandart!
nese perndimi i detyroi shqiptart politikan te tregojn deklarojn pasurit e tyre,ai duhet ta bej kete ne rradh te pare edhe me politikanet dhe tipat zvicerran si blateri.sepse dihet qe zvicrra esht vend i shplarjes se parave.
hetuesija dhe policija zvicerrane duhet te vihen para pergjegjsive ligjore perse “kan fjet gjum” deri sa amerika e zbuloi kete afer korruptive qe pertej oqeanit,kurse ata qe e kishin blaterin perdit ne shtpin e tyre heshten. kjo esht heshtje me vetedije.
zvicerranet ne burg!
komplet zvicra ne burg.
bankat zvicerrane te futen ne burg
kjo esht drejtsi.
arrestoni blaterin te pshtoj futbolli!
blateri esht koka e gjarpnit helmues.
dhe paret i ka mcef neper kontot sekrete bankare zvicerrane ku bankere jane shoket dhe farefisi i tij i ndyr prej zvicrre.
edhe hetuesat zvicarrane jan te ngopur me paret e blater mafjozit.
a do ket mundsi amerika me thy “unitetin kriminal zvicerran” ?
sepse zvicerranet jan te lidh me njeri tjetrin nen kupolen e shtetit mafjoz kriminel zvicerran,si dikur “uniteti enverist parti popull ”
shteti zvicerran fiton nga pastrimi i pareve t pista neper bankat mafjoze zvicerrane dhe shperblen popullin e vet me pare ne kembim te heshtjes dhe miratimit demokratik mbarpopullor te ligjeve kriminele te votuara nga zvicerranet dhe projektuara nga bankeret dhe politikanet e tyre,qe bejn te mundur aktivitetin kriminel te bankanve te zvicres.
vetem goditja e bankave te zvicres e pshton boten nga krimi,sepse kur kriminelet te mos ken mundesi ku ti fusin paret e krimit ata do te vihen ne panik dhe nuk do bejn me krime perderisa te sigurojn paret e pista.
sepse po bone para dhe s ke ku i co atehere nuk do synosh te besh me te tjera..
mire ,more mire komentoni ju ,por edhe sikur ti hiqen paret zvicres ,bota mafioze do ta gjente nje zvicer tjeter per te depozituar dhe shplare paret e krye mafiozeve politikane te mbare botes .
me mir ti marrin paret mafjozet e nershem sesa zvicerranet perversa pedofila