Antonio Konte trondit Italinë, mund të largohet

27 Maj 2015, 15:40Sport TEMA
Antonio Konte trondit Italinë, mund të largohet

Momente vendimtare për të ardhmen e Antonio Kontes në stolin e Italisë.

Në një moment kur i duhet të përgatisë sfidën e Zagrebit kundër Kroacisë, trajneri i të kaltërve ndoshta duhet të luajë një tjetër ndeshje, atë në sallën e gjyqit për çështjen e trukimit të ndeshjeve.

Sipas mediave italiane, skenarët janë dy; arkivimi i çështjes ose shtyrja e gjykimit dhe në këtë mënyrë, edhe pasojat do të jenë të ndryshme në të dyja rastet.

Avokatët janë të bindur se nuk ka asnjë fakt për ndeshjet Novara-Siena e Albinoleffe-Siena dhe në këtë mënyrë, krimi i vetëm që rëndon mbi Konten është mosdenoncimi, për të cilin trajneri i Italisë e ka vuajtur dënimin me pezullim.

Gjithsesi, situata mbetet e paqartë dhe kjo ka ndikuar në prishjen e humorit të Kontes, i cili po mendon seriozisht largimin nga Kombëtarja e Italisë, madje edhe përpara Euro 2016.

Plaga që i ka shkaktuar sistemi gjyqësor nuk është shëruar ende dhe ai nuk ndihet i qetë për të drejtuar kombëtaren drejt një evenimenti të tillë.

Rreziku që ai të udhëtojë drejt Francës me peshën e një procesi gjyqësor është ende i madh dhe në këtë mënyrë, lamtumira nga stoli i kaltër është pothuajse e paevitueshme.

45-vjeçari e mori drejtimin e Italisë pas largimit të Cesare Prandelit.

Italia bën pjesë në Grupin H të eliminatoreve Euro 2016 me 11 pikë, 2 më pak se kryesuesit e Kroacisë, pas 5 ndeshjeve të para.

5 komente në “Antonio Konte trondit Italinë, mund të largohet”

  1. GMT says:

    Një veprim i mençur po u largua.Me këtë lëvizje shmang linçimin që do i bëhej në rast të ndonjë fiaskoje apo debakli në kampionatin europian në Francë dhe do i lante pastaj edhe mëkatet e pabëra.

  2. gjembaci says:

    dakort edhe mund te largohet ,por gjermanise ,italia do ti beje ate qe i ka bere gjithmone ,qe prej 1925 ,qofte apo jo conte ,gjithmone ne se shorti do ti perplaste bashke ne fazen eleminatore.
    por uefa duke e ditur kete fakt dhe ne se e ka percaktuar qe pa filluar fituesin ,mundet ta eleminoje italine kur ajo te kete eleminuar gjermanine sepse kjo e fundit gjithmone e ka eleminuar francen ,ne se franca do jete projektuar per ta mare europianin ,mbas atij turpi te 2000 kur franca ja vodhi italise kampionatin europian me golin e barazimit qe ishte faull i 100 % ,sikunder nje tjeter ekip u shpall kampion europe me nje gol te parregullt pasi lojtari kishte bere me perpara golit nje faull te rende.
    italia nuk ka elementet e duhur per te konkuruar ne europian .

  3. shkodrani says:

    Cfare tritulli idiot paske vu mor gazetar.
    Po pse vuan Italia per trainera, ene po iku Konte, u bo nami?
    I qani hallin kaloresit qe I varen kembet.
    Italia ka ken e ka me ken titullare ne cdo aktivitet.

  4. gjembaci says:

    ah mor shkodran qe ti dhe une vdesim per pak itali .
    italianet si italianet ,e japin shpirtin dhe jeten ne fushe .
    jane i vetmi ekip ne bote qe te pakten 2 boteroret e fundit ,1982 dhe 2006 i kane marre me djerse dhe gjak ,si asnje tjeter ne bote.

    1. sea says:

      Me ate penallti te paqene qe i mori Australise ne 2006?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje