VIDEO/ Të pësosh një gol idiot

26 Maj 2015, 15:29Sport TEMA

Të shuash etjen teksa ndodhesh në krye të detyrës mund të ketë pasoja të rënda, vërtet të rënda dhe jo vetëm sepse bëhesh qesharak në sytë e një stadiumi të tërë, por më keq akoma kur lajmi merr arratinë e kalon kufijtë e Kinës.

Ky mund të jetë një nga golat më idiotë që mund të keni parë ndonjëherë.

Në Superligën kineze, ekipi i Chongqing Lifa ishte në avantazh 1-0 deri në këtë moment kaosi që u shfrytëzua nga mesfushori i Liaoning, Ding Haifeng për të shënuar golin e barazimit.

Po ku ishte portieri vallë?

Siç shikohet në këto pamje, ai po pushonte pak dhe ndërkohë po shuante etjen, por disa gllënka ujë i kanë rënë vërtet rëndë në stomak.

Pas kësaj gafe, portieri mori një gjobë gati 8 mijë dollarë dhe paralajmërimin për pezullim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje