Nga beteja me vdekjen, në një hero për Njukastëll

25 Maj 2015, 15:08Sport TEMA

Njukastëll i dha një kuptim sezonit me ndeshjen e fundit të fituar kundër Uest Hem, që siguroi matematikisht edhe qëndrimin në Premier League.

Por, nëse ka një hero në radhët e “qymirxhinjve” për këtë arritje, ai është argjentinasi Jonas Gutierrez.

Nga lufta me vdekjen, në qiellin e shtatë me një gol që nuk do të thotë vetëm mbijetesë sportive, por edhe humane.

Seancën e fundit të kimioterapisë e kreu në muajin tetor por ai u rikthye sërish në fushë, më i fortë se kurrë, duke shënuar edhe një gol që simbolizon betejën heroike të mesfushorit.

“St James’ Park” ka tashmë heroin e tij dhe një shembull frymëzues për të gjithë ata njerëz që vuajnë nga sëmundja e rëndë.

Gjatë muajit janar, Gutierrez mendoi seriozisht largimin nga Premier League për një rikthim të mundshëm te Velez Sarsfield, por ekipi anglez kërkoi që ai të vazhdonte aventurën në qytetin verior dhe mesa duket ia vlejti.

Kurajë, krenari dhe energji, këto tre veti përmbledhin shembullin frymëzues të Gutierrez, i cili mori përqafimet e merituara të stafit, skuadrës dhe tifozëve të pranishëm në një nga stadimet më të zjarrtë të Anglisë.

Që prej 24 majit, Gutierrez nuk do të jetë më i njëjti njeri, ashtu siç nuk ishte i njëjti pasi u diagnostikua me sëmundjen e rëndë disa vjet më parë.

Mesfushori argjentinas ka rrëmbyer dashurinë e një qyteti që jeton me futbollin dhe skuadrën e zemrës çdo ditë të vitit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje