Një javë pas zyrtarizimit të titullit të tretë rresht në Francë, Paris Saint Germain transformohet në një kantier ndërtimi.
Të pakët janë emrat e sigurt edhe për sezonin e ardhshëm, sepse drejtuesit kërkojnë një grup që të ketë sukses edhe në Europë.
Në krye të listës së largimeve të mundshme qëndron gjigandi suedez, Zlatan Ibrahimovic, edhe pse i mungojnë vetëm pak gola për të barazuar Pauletën me 109, i cili mban rekordin e rrjetave të realizuara me këtë fanellë.
106 realizime në tre sezone janë një shifër e frikshme, por as vazhdimësia përpara portës nuk ka ndikuar në vendimin e lojtarit për t’u larguar nga Ligue 1.
Shkaku kryesor është fakti që në dhomat e zhveshjes ai nuk arrin të bëjë më ligjin, pasi kapiteni Tiago Silva ka marrë në dorë situatën.
Për suedezin mbetet edhe një vit kontratë dhe sezoni i fundit mund të shërbejë thjesht sa për të thyer rekordin.
Një tjetër personazh që nuk arrin të përtypë suedezi është edhe David Luiz, i cili mbetet një nga të preferuarit e presidentit Al Khelaifi.
Me këtë të fundit, marrëdhënia e Ibrahimovic pësoi një krisje të thellë pas ofendimit që i bëri shtatlarti arbitrit në ndeshjen kundër Bordo.
Problemi tjetër i madh për të është edhe Edinson Kavani, i cili me kalimin e muajve ka fituar një hapësirë më të madhe në skemat e Blank, që tashmë ka dritën jeshile për të vepruar me dorë të hekurt.
Edhe pse largimi i Ibrahimovic është vetëm çështje kohe, Paris Saint Germain nuk ka ndërmend të rrijë duarkryq në merkato.
Di Maria dhe Pogba mbeten në krye të listës së preferencave, edhe pse juventintini mbetet një mollë e ndaluar për momentin, pasi kërkesat e tij për të përfituar një pagë faraonike nuk i kanë pëlqyer aspak presidentit.
Çdo gjë ka një fund dhe është normale që Ibrahimovič i ka minutat e numëruara në qytetin e diellit ;jo të quajtur kështu për shkëlqimin solar por për dritën e mendjes që është hedhur atje.Dy arsye themeltare janë që ai ngadalë por me hapa të sigurt po merr arratinë drejt një destinacioni tjetër pa vullnetin e tij.E para:është në zenit të karierës dhe dyert e pensionimit i ka të hapura që e bëjnë atraktiv për një nënqiell futbolli si Katari,Arabia Saudite,Sh.B.A.-të,dhe eventualisht në Europë në:Turqi tek Galatasarai ose në Greqi tek Olympiacos vende këto ku plafoni i moshës për futbollistë yje nuk është i rëndësishëm dhe ku trajtohen me standarde të verës”Sa më e vjetër aq më e mirë”Mjafton vetëm të jenë emra kumbues dhe në Greqi e Turqi mund të jetohet dhe të gëzohen të gjitha favoret edhe nga sugjestioni i emrit të madh që ka çdo futbollist sado i vjetër të jetë.Pra këto vende janë Meka e futbollistēve pleq të moshuar.Arsyeja tjetër apo e dyta dhe e fundit është karakteri i shëmtuar i Zlatanit i cili në çdo klub ku ka luajtur ka nxitur ngatrresa,skandale dhe ka injektuar frymën përplot negativitet.Nuk mjafton që një lojtar të bëj një gol spektakolar dhe në fund ta humbasë lojën,fjalën e kam për klubet më të mëdha Europiane që kanë standarde më të mëdha.Ylli i Ibrahimovičit ka shkëlqyer në etapa dhe për këtë kariera e tij ka pasë një vijë të ndërprerë.Gjykoj se nuk e ka hak vendin e rezervuar në Olimpin e të mëdhenjve të futbollit.
Plako ylli i Ibrës ka shkëlqyer gjithmonë pasi në çdo klub që ka luajtur ka dalë kampion.
I mungon vetëm Champions League
Brilant je ” GMT ” , si gjithmone me kete koment ,ku i ke futur te gjitha dhe nuk ke lene vend per as me te voglin ekuivok .
Megjithate ,une mendoj se perpos faktit qe IBRAHIMPVICI ,ka qejf qe jete i VETMUAR dhe te haje goditjet ,ai edhe ashtu ja ka dale qe te jete aktor kryesor ne skene QE NGA 2003 dhe kurre nuk ka qene Episodik apo me keq Sufler .
Mendoj gjthashtu se Ai nuk mund ta mare m erolin e primatit ne se ka deshire qe te transferohet tek 10 top ekipet e Europes ,te cilat ,nuk do te pranonin sherbimet e tij si VIOLINE e PARE !
@TOTILA KLASIČNI CENTARFOR,
Ju uroj një fundjavë të bukur ty dhe Bestit.
pse fol shkinisht ti lale ?=??
apo ti dhe totila p..cka jeni jugoshit ????
Ibro e beri detyre tek parisi.well done